Donald Trump: NATO është plakur

0
179

Donald Trump: NATO është plakur

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se NATO është vjetërsuar për shkak se nuk ka ofruar mbrojtje kundër sulmeve terroriste, megjithëse tha se aleanca ushtarake ende është shumë e rëndësishme për të, raporton “The Times of London”.

“U kritikova ashpër kur thashë se NATO ishte plakur,” ka thënë Trump në një intervistë për këtë gazetë, transmeton Express.

“Është vjetërsuar sepse nuk është kujdesur ta mposhtë terrorizmin. U kritikova shumë për dy ditë. Pastaj filluan të thonë se Trumpi ka të drejtë,” ka thënë ai.

Trump u ankua përsëri se shumë anëtare të NATO-s nuk janë duke e paguar pjesën e tyre për mbrojtje të SHBA-së.

“Shumë nga këto vende nuk janë duke paguar atë që duhet ta paguajnë, gjë që mendoj se është e padrejtë ndaj Kosovës,” ka thënë Trump.

Por, Trump ka thënë se të për NATO ende është shumë e rëndësishme.

“NATO është ende shumë e rëndësishme për mua. Por, pesë vende nuk janë duke paguar atë që duhet ta paguajnë. Pesë. Kjo është e tepërt,” ka shtuar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here