Arrestohet 17-vjeçari nga Elbasani, u fut në një servis makinash dhe vodhi çfarë i doli para

0

Policia e Krujës ka prangosur një 17-vjeçar nga Elbasan.

Mësohet se rreth orës 02:15, në lagjen ”SMT” Fushë-Krujë, 17-vjeçari me iniciale A.M në bashkëpunim me Pëllum Pula 31 vjeç, ,banues në Fushë-Krujë, aktualisht i arrestuar, kanë vjedhur  në ofiçinën e I.Xh. 56 vjeç, sende të ndryshme mekanike si: çelësa mekanikë, kriko makine, pinca dhe kaçavidë.

Loading...

Ai ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa ditën e djeshme është arrestuar nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja në bashkëpunim” parashikuar në nenin 134/2  të Kodit Penal.

Loading...

Lini nje pergjigje