Tatuazhet i bëjnë mirë shëndetit tuaj

0
153

Kur mami juaj t’ju qortojë kësaj here për dëshirën tuaj për të patur tatuazhe, tashmë do të keni një arsye konkrete për t’ja mbushur asaj mendjen . Kjo sepse sipas një studimi të ri të të publikuar në gazetën amerikane Human Biology, është zbuluar se tatuazhet mund të forcojnë përgjigjen imunologjike të trupit, duke rritur shancet që trupi juaj të jetë më shumë në gjendje për të luftuar infeksionet sesa para tatuazhit. Për këtë studim, hulumtuesit kanë mbledhur monstra nga pështymat e disa njerëzve, para dhe pas bërjes së një tatuazhi. Ajo që u zbulua ishte se në përsonat që bënin tatuazh për herë të parë niveli i imunoglobulinave A binte ndjeshëm dhe kjo është e kuptueshme kortizoni është ngritur gjatë proccesit të bërjes së tatuazhit, duke bërë që të ulet sistemi imunitar. Por diccka tjetër ndodhte tek personat që e kishin bërë më parë një tatuazh. Ata tashmë në bërjen e tatuazhit të dytë apo të tretë kishin një ulje të papërfillshme të imunoglobulinave, pra sistemi i tyre imunitar ishte rritur ndjeshëm. Si përfundim studimi pohoi se sa më shumë bojë tatuazhesh të keni në trup, aq më të forcuar do ta keni sistemin tuaj imunitar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here