Nuk eshte tren rus, eshte rulote ruse!

0
197

Nga Arian Galdini

Qe Rusia te vinte ne Ballkan, u desh nje Lufte Boterore(2) dhe nje ideologji globale. Putini nuk i ka mundesite, e as kellqet per ti bere as njeren dhe as tjetren. E gjithe kjo trazire globale qe po shohim, nuk ka te beje fare me rifuqizimin e Rusise. Ka vetem balancim per shkak te krizes qe po kalon Perendimi. Europa pervec krizes financiare, u zhyt ne nje krize me problematike e cila e ka bere te ardhmen e saj pothuajse te diskutueshme. U krijua si Shtepi e Perbashket dhe ndersa gjithcka po shkonte mborth, nisi edhe Perplasja e Titaneve, se kush do te ishte I Pari ne kete Shtepi. Kjo Perplasje Titanesh solli largimin e Britanise se Madhe dhe zgerlaqjen e Frances. Si po duken punet, globi po kthehet ne nje realitet gjeostrategjik kur Ekuilibri i Forcave, eshte luhatur, e kerkohet ose rikalibrim, ose nje zgjidhje tjeter qe do ta rivendoste. Putini kete e ka kuptuar qarte, ndaj edhe grisht kercenimin per kete zgjidhjen tjeter. Britania e Madhe qe ndihet e qete me Komunuelthin e saj, zgjodhi te distancohej nga BE qe te mos pesonte asnje humbje as nga rikalibrimi e as nga zgjidhja tjeter. SHBA ne 8 vitet e Obames, u soll pothuajse si SHBA para L2B. U fashit nga cdo perfshirje duke e lene boten ne nje sfide rirregullimi a thua se SHBA nuk ishte me aty. E ja ku jemi. Turqia u risulltanizua e tani kerkon vetem Kalifatin. Lindja e Mesme ne kaos total. Kina u be Japonia e para L2B. Rusia u be agresori i kahershem ne kerkim te zgjerimit. Mirepo, Gjermania e Merkelit, nuk eshte Gjermania e para L2B. Gjermania e Merkelit eshte nje Gjermani humane, e ndritur, e fuqishme. Italia e sotme, e di qe nuk mund ti ndreqe llogarite duke prishur ekuilibrat perreth. Ndersa Franca do vetem te jete pjese e vendim-marrjes, qe te mos humbase as nga shkelqimi i saj Napoleonian e as ai i Luigjeve te mbledhur ne shtepi. E mbi te gjitha SHBA, ekziston, eshte aty, e fuqishme dhe e pakrahasueshme ne fuqine e saj me asnje fuqi tjeter Globale. As Erdogani nuk ben dot riperseritje te historive e marreveshje Turko – Ruse te para 1 shekulli, e as Putini nuk e kalon dot kufirin e Republikave Balltike. Krimea mund te jete koncensioni me i madh qe mund ti behet Rusise ne nje bote te rikalibruar, por vetem kaq e asgje me teper. Kesisoj, endrrat e Vucicit per nje Ballkan te trazuar dhe rusifikuar, jane nje perdorim qe po i ben Putini, aktoreve komike qe po udheheqin sot Ballkanin. Nuk mund te kete ‘Krime’ ne Ballkan. As me mure e as me trena. Krimea ne Ballkan, do te denonte Europen me mosekzistence. Kete e di Putini, e di SHBA, e di Erdogani, e di Merkeli, e di edhe Franca qe po e lejon dhe ndihmon filmin bardh e zi te shekullit te kaluar te shfaqet ne ditet e sotme. Prandaj, besoj se thirrjet e BE per qetesi e dialog, pas lojes me tren qe beri Serbia e Vucicit, jane deshmi e nje prapaskene te ciles te gjithe ia kane kujdesin, por askush nuk ia toleron te behet i frikshem. Vucici luan me mure dhe trena, sepse do vemendje dhe rol. Ai garen dhe hallin nuk e ka me shqiptaret, por me Sheshelin qe ka ne Parlament dhe Nikolicin qe ka ne Presidence. Nga ana tjeter, Serbia si strategji, me provokimet e sotme, e nen kujtesen e masakrave, genocidit dhe marrezive te 2 dekadave me pare, synon te riqenderzohet, e te fitoje perfitimet maksimale politike dhe gjeostrategjike, pa kushte e pa kosto per peshen e saj si Shtet Lufteberes dhe genocidshkaktues. Ne shqiptaret, nuk duhet ta humbasim shenjen euroatlantike te radarit tone. Mbi te gjitha, ne nuk duhet te bejme lojera elektorale, kur Vucici luan me trena. Ne as duhet te luftojme e mallkojme njeri-tjetrin. Ne as duhet te tolerojme me qe te kemi Lidere batakcinj, te koruptuar, plackites, hajna e kokeulur. Te behemi bashke. Te kordinohemi e bejme nje strategji te perbashket. Krime nuk do te kete ne Ballkan, por kjo nuk do te thote se edhe me lojera trenash e muresh prej Serbise, nuk mund te humbasim gjera serioze ne shqiptaret. Kryefjala eshte Bashkimi. Te bashkojme mendjet, qellimet dhe strategjine. Perndryshe, lojerat do shtohen, e ne mund te humbasim, pa pritur e papandehur, shumecka e fituam pas vitit 1999. Perendimi e beri luften e tij per ne. Tani duhet te bejme ne luften tone me veteveten per ta perqafuar Perendimin. Nese duhet amnisti per hajnat, le ti amnistojme, por me kushtin qe te largohen nga funksionet dhe detyrat publike. Ne shqiptaret do te fitojme vetem nese bashkohemi, bashkestrategjizohemi dhe nese drejtohemi nga lidere me integritet dhe te paster. Kerkohet marreveshje e madhe per hir te shqiptarizmes. Hajnat ne shtepi ose burg, ndersa Shtetet dhe Qeverisjet tona ne Kosove dhe Shqiperi te shkojne ne duart e njerezve te paster e te zote. Nuk ka zgjidhje tjeter. Putini, Rusia e cdo aktor tjeter global apo rajonal, mund te na marrin ne territore e rol, vetem nese gjejne Partnere te koruptuar ne krye te Shteteve dhe Qeverisjeve tona. Ne te kundert, askush nuk e kthen dot me mbrapsht ate qe Perendimi na e dha me lufte ne vitin 1999. Tek e fundit, luftuam e derdhem gjak edhe vete ne si shqiptare per ate lufte. Ramush Haradinaj eshte prova e gjalle e asaj lufte qe ne e beme bashke me Perendimin. Prandaj ai eshte edhe i godituri i perhershem, sa here Serbia e te tjere duan te na marin me lojera, ato cka ne I kemi fituar me lufte te drejte, gjak te pafajshem e sakrifica madhore. Nese ne veprojme te bashkuar, mendojme te bashkuar, strategjizojme te bashkuar, as Rusia nuk na mer dot gje e askush. Aq me pak Serbia. Ne kemi SHBA ne anen tone. Kjo ben qe treni rus per Serbet te kthehet ne rulote tuse. Ata me lojera fitojne, vetem nese ne leshojme veten… Arian Galdini Tirane me, 15 janar 2017

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here