Mediat perëndimore: Serbia hidhëron Kosovën me trenin e saj provokues

0
203

Ndalesën që i bën institucionet e Kosovës trenit serb, nuk ka mbetur pa u raportuar edhe nga mediat më serioze ndërkombëtare.

Lidhur me vendimin e institucioneve kosovare kanë shkruar Associated press, BBC, Reuters, Euroneës, e shumë media të tjera.

Agjecia Reuters, ka raportuar  se urdhri për ndalimin e hyrjes së trenit të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, e ka dhënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në anën tjetër, Euronews shkruan se me “trenin e saj provokues”, Serbia ka hidhëruar Kosovën.

BBC, ndërkaq, raporton se ndalimi i hyrjes së trenit ilegal, i cili ishte i mbuluar me parulla nacionaliste, ka përshkallëzuar situatën në Kosovë.

Kosova nuk lejoi që treni i nisur nga Beogradi të hyjë në Kosovë. Ai u ndal në Rashkë të Serbisë dhe prej atje u kthye mbrapsht në Beograd.expres.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here