Ish e burgosura bukuroshe niset për pushime në Dubai

0
1953

Një nga femrat e liruara dje nga Burgu 325 ishte Uarda Çota, 28 vjeçarja, e dënuar me 5 vjet burg për aksidentin automobilistik të 29 dhjetorit 2014, në Tiranë, që i mori jetën djalit të mitur të ish-zëvendës ministrit të Brendshëm, Avenir Peka.

Uarda CotaPara nisjes së aktivitetit, emri i saj u lakua nga personeli i institucionit si një nga tre të dënuarat që kishin kërkuar të mos regjistroheshin nga kamerat televizive të pranishme në ambientet e burgut.

Më vonë, duket se kjo kërkesë u injorua edhe nga vetë e reja. Momenti i daljes së saj nga porta kryesore u shoqërua me brohoritma të familjarëve dhe miqve, më shumë se dhjetë të tillë, të cilët i kishin blerë edhe një buqetë me lule.

Gjatë këtyre momenteve, ajo bëri edhe një foto në krah të ministrit Manjani.

Gjatë një prononcimi për mediat, duke u shprehur se ishte në ditën e saj më të lumtur, ajo falënderoi ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, si iniciator i amnistisë dhe i uroi lirim të shpejtë gjithë të bashkëdënuarave të tjera.

Mirëpo, gjatë intervistës, ajo u pyet se cilet persona e priten ne daljen nga burgu. Teksa po tregonte, nje i aferm nderhyn dhe thotë: “I kemi prerë biletë për Dubai”.

Siç duket, Uarda do te kaloje pushime luksoze pas daljes nga burgu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here