Grabitet vila në Tiranë

0
170

Rikthehen grabitjet në Tiranë. Policia e kryeqytetit thotë se një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, tek vilat në Lundër. Ka qenë pronari i vilës, 42-vjeçari F.S ka ka njoftuar policisë.

Sipas dëshmisë tre persona të maskuar me kapuç në kokë, njëri i pajisur me elektrik dore, kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë marrë disa bizhuteri dhe 50 mijë lekë.

Ai ka thënë se grabitësit janë shtangur në momentin e parë që kanë hyrë në banesë, pasi mendonin se nuk kishte njeri . Policia nuk jep detaje nëse 42-vjeçari është dhunuar apo jo, por thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vijon lajmi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here