Artan Fuga: Po opozita c’e do avokatin e Popullit? Mos e plasni popullin, dilni nga kjo lojë yçi

0
169

Ore unë e kuptoj partinë socialiste kur përpiqet që edhe Avokat të Popullit të emërojë atë që do vetë. Eshtë bukur edhe kur je gjykatës i popullit, edhe prokuror i popullit, edhe polic i popullit, edhe avokat i popullit, edhe mbrojtës i hajnave të popullit. Me një fjalë bën cfarë të duash me popullin. Ajo që unë nuk kuptoj është se përse partia demokratike pretendon që avokatin e popullit duhet ta propozojë ajo! Cfarë dreqin e mallkum e do të kapi pushtete pa pushtet ? Po opozita vetë i ka të gjitha mundësitë të jetë avokate e popullit, çfarë e do edhe Avokatin e Popullit? Po propozoni o të uruar që Avokatin e Popullit ta zgjedhi vetë populli! Po aman ore aman dilni nga kjo lojë yçi, jo ju, po ne! Dilni mo se jeni mbyllur brenda kutisë që celësin ja kanë hedhur në det! Dilni! Mos e plasni popullin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here