Manipulimi/ Rama si lojtar i Soros në zgjedhjet e Maqedonisë dhe Zaevi si “rojtar” skeme

1
951

Në 6 janar mediat në Tiranë trumbetuan me të madhe arritjen e marrëveshjes mes partive shqiptare të Maqedonisë, të cilat kishin vendosur disa kushte që synonin përmirësim të pozitës shqiptare ne shtetin fqinj. Në shpërndarjen e lajmit nuk u ngurua të sponsorizohej nën tekst edhe fakti se partitë ishin mbledhur nën “konsultën” e vecantë të kryeministrit Rama, i cili edhe kishte “këshilluar” për strategjinë në vazhdim.

Por përtej kësaj skeme, ku vendosej në qendër të arritjes së marrëveshjes së partive shqiptare të Maqedonisë  “lideri i Ballkanit”, e vërteta e përfshirjes së kryeministrit shqiptar në zgjedhjet në Maqedoni nuk kishte aspak lidhje me interesin e shqiptarëve.

Elementi kyç që e bëri kreun e qeverisë shqiptare të jetë aktiv në zgjedhjet në Maqedoni ishte pikërisht rrjeti i miliarderit filantrop George Soros. Ashtu sic edhe po faktohet, miliarderi ka ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoni duke përdorur tentativa të pastra manipulimi me synim destabilizimin e vendit fqinj. Nga shumë investigime është faktuar tashmë se Soros ka ndërhyrë thellësisht në zgjedhjet në Maqedoni përmes metodave që njerëz si ai nuk i kanë aspak të vështira ti implementojnë. Përmes OJQ-ve që zotëron, ai ka financuar në menyre korruptive gazetarë, pronarë të mediave, intelektualë, analistë aktivistë e madje protesante. E kjo ne fakt është e njëjta skemë sic ndodhi me Trump në SHBA ( ku sërish pas inskenimeve qëndronte miliarderi filantrop). Për përfshirjen e Soros në këto zgjedhje ka folur edhe gazetarja e njohur maqedonase Mirka Velinovska e cila  deklaronte se njerëz të Soros nga Shqipëria u dërguan në Maqedoni me synime të manipulimit të zgjedhjeve dhe tentative për destabizilim.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë tërhequr nga zgjidhja e krizës politike në Maqedoni.Kriza politike në Maqedoni ishte hartuar fillimisht nga Shtëpia e Bardhë me ndihmën e miliarderit amerikan George Soros, duke përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Shkup që do të drejtonte operacionet në terren. Por, me fitoren e zgjedhjeve amerikane nga Donald Trump, ambasadori në Shkup do të tërhiqet dhe situatën tani do ta menaxhojë Londra. Sipas Londrës zyrtare, gjatë viteve të ardhshme Shqipëria do të jetë baza që do të përdoret për të transferuar fondet për shoqatat e Soros që do të përdoren më pas për të gjithë Ballkanin. Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë shkuar në Stamboll për t’u takuar me Erdogan për t’i kërkuar miratim që të krijojnë shqetësime në Maqedoni. Erdogan me siguri do të mbrojë interesat kombëtare turke, madje edhe përmes Maqedonisë”.

Pikërisht në këtë pikë, gazetarja ka zbërthyer jo vetëm ndërhyrjen e miliarderit amerikan në zgjedhjet në Maqedoni, por edhe arsyen e përfshirjes së kryeministrit Rama në këtë çështje. Nuk ka ndikuar aspak interesi i shqiptarëve, por thjesht Rama ka vazhduar të luajë lojën që e ka kryer më së miri në këto 15 vite: aktivizim për interesa të Sorosit, “mentorit” që i mundësoi karrierën politike.

 

Ndërhyrja e vazhdueshme e kryeministrit shqiptar në Maqedoni në mbështetje të Zoran Zaevit nuk ka qenë pa prapravijë. Kështu mediat kanë  bërë të ditur se emisarë të Ramës si Taulant Balla, Joleza Koka e deri tek Delina Fico ( e vendosur në Maqedoni) kanë ndërmarrë udhëtime të shpeshta në Shkup. Në takimet e zhvilluara atje, këta emisarë kanë krijuar besimin  tek shqiptarët në Maqedoni se vota për Zajevin ishte e mirëpritur nga Tirana. Madje Delina Fico mesohet se ka hapur një zyrë në Shkup dhe do të jetë në krye për të menaxhuar fondet për OJQ-të nga organizata “East & West Institute”, një projekt i USAID por që indirekt përfaqëson interesat e Soros-it.

Loja mbështetëse e Ramës për Zaevin ka vetëm një emër: George Soros. Ashtu si Rama, edhe Zaev njihet si “lojtar” i miliarderit amerikan. Dhe në fakt roli i tij në gjithë këtë skemë del pastër në rastin e partive shqiptare dhe negociatave qe po zhvillohen per krijimin e qeverisë. Ndonëse gjatë fushatës foli për bashkëpunim me ta, partia e Zaev nuk është përfshirë në negociata me partitë shqiptare për krijimin e qeverisë së re. Në fakt do mjaftonte që Zaev të pranonte disa nga kërkesat e partive shqiptare dhe do ishte fundi për Gruevskin. Por jo, Zaev as nuk flet e as nuk ndihet këto kohë, megjithëse ka vetëm dy vota më pak se koalicioni i  kryesuar nga Gruevski. Madje LSDM e Zaev nuk i komenton keto kërkesa në aspektin kundërshtues.  Kjo vjen pasi  loja ishte e tillë: Soros u investua fort në Maqedoni për krijimin e një situate destabilizuese, duke synuar sa më shumë përfitime për lobin që përfaqëson. Dhe në fakt deri më tani “lojtarët” që ka zbritur në fushë, Rama e Zaev, ja kanë arritur qëllimit.  Rezulati i trinomit Rama-Soros-Zaev i dha që në zgjedhje rezulatet e tij, ku rreth 70 mijë vota të shqiptarë të Maqedonisë u shkëputën nga partitë e tyre etnike dhe shkuan drejt  LSDM-së së Zaevit./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here