I plagosuri me armë sot në Tiranë, ish-burri i moderatores së njohur shqiptare (FOTO)

0
526

I plagosuri me armë sot në Tiranë, ish-burri i moderatores së njohur shqiptare (FOTO)

Këtë  të shtunë në kryeqytet në orët e para të mëngjesit është plagosur para derës së shtëpisë së tij në zonën e ish-Bllokut një 31 vjeçar.

Newsbombl mëson se bëhet fjalë për Artur Aligjonin, menaxher i diskos së famshme në kryeqytet, “Arena”. Aligjoni është gjithashtu edhe ish-bashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare Hygerta Sako. Çifti është divorcuar në shkurt të vitit 2012 dhe janë prindër të një vajze.

Aligjoni është plagosur në këmbë ndërsa policia po heton në pistën që lidhet me ngjarjen e para dy muajve në Kamëz, ku vetë 31 vjeçari plagosi një person me thikë, shtetasin Halim Hysa por më vonë u la i lirë për “plagosje të lehtë”.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat, i plagosuri i dy muajve më parë Halim Hysa dhe vëllai i tij lidhur me plagosjen e sotme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here