Grimieri i Kim Kardashian nuk e harron kurrë Shqipërinë, ja cfarë mban gjithmonë me vete (FOTO)

0

Artisti i famshëm i “Make –up’, Mario Dedivanoviç, i cili, përveç se kujdeset për pamjen e shumë femrave të njohura, është mjaft i rëndësishëm edhe për vajzat Kardashian.

Madje ai njihet si “make up”-artisti kryesor i femrës më të famshme për momentin në botë, pikërisht Kim Kardashian. Megjithatë me raste ai kujdeset edhe për pamjen e nënës së saj, Kris Jenner.

Së fundi Mario ka hedhur një video në Instastory, në dukje s’ka asgjë për t’i kushtuar vëmendje, por një vajzë shqiptare e ka parë më shumë vëmendje dhe ka vënë re një detaj që e ka bërë krenare.

Mario mes sendeve të tij kishte një gotë me stemën e flamurit shqiptar, edhe pse është rritur jashtë, ai nuk harron që të kujtojë shpesh vendin e tij.

“U emocionova shumë kur pashë në insta tek faqja e parukerit Mario, artistit shqiptar që punon për familjen Kardashian këtë foto, ku një detaj i vogël të bën krenar për këta njerëz dhe që je shqiptare si ata. Si ju edhe unë besoj se për këta njerëz me famë botërore ku kanë patriotizmin në gen dhe që e shohim me detaje të vogla, por shumë kuptimplot do ndiheshim krenarë të gjithë”, shkruan vajza shqiptare për JOQ.

insta1 14547678_195210214278506_2275297365013299200_n 15538760_216194202171855_7624601951618990080_n

Lini nje pergjigje