Deputetit që në 3 vite ju 4 fishua pasuria, cili është suksesi i tij?

0
189

Deputeti  i Partisë Socialiste, gazetar i dikurshëm Alfred Peza është bërë një aksioner i madh. Mësohet se nëpërmjet bashkëshortes të tij ka brerë aksione në Bankën Credins.

Sipas kontratës së zbardhur, bashkëshortja e Alfred Pezës, Mirela Ndini në vitin 2015, në datën 17 mars ka blerë 1% të aksioneve të Bankës Credins me vlerë 1.13 miliardë lekë.

Mirela Ndini ka blerë nga shtetasi Aleksandër Pilo, 1% të aksioneve të Bankës Credins në vlerën 113 milionë lekë të reja ose 1.13 miliardë të vjetra.

Blerja e aksioneve më pas ka kaluar procedurat e tjera ligjore dhe zonja Mirela Ndini bashkëshortja e deputetit të Rilindjes Alfred Peza, është bërë aksionere ne Bankës Credin dhe sot pas gati një viti ka 0.79% të aksioneve të kësaj Banke. City Neës ka publikuar para 2 ditësh të dhënat e  siguruara nga OpenData Albania (dok 3 dhe 4) rezulton se deputeti Peza ka dy apartamente, në Tiranë dhe Durrës. Ai sipas deklarimit fillestar të pasurisë kur ka marë detyrën e deputetit rezulton të ketë 95 milionë lekë (të vjetra) kursime dhe disa kredi apo deryrime në vlerën 40 mijë euro. Më tej ai deklaron një tjetër llogari bankare sëeisht në emerin e bashkëshortes këtë herë në vlerën 130 milionë lekë të vjetra.

Këto janë të dhënat e publikuara nga OpenData Albania për deputetin Alfred Peza dhe bashkëshorten e tij Mirela Ndini (Peza).

Sipas këtyre të dhënave rezulton se Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pasur 1.1 miliard lekë (të vjetra) pasuri apo të ardhura monetare.

Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij nga vetë deklarimi apo mbledhja e të gjithë të ardhurave sipas “OpenData Albania” të kenë pasur të rreth 230 milionë lekë të vjetra (nga pronat, cash dhe llogaritë bakare) në Shtator te 2013 kur “gazetari” Peza u bë deputeti .
Sot bashkëshortja  e “gazetarit” bën blerje aksionesh 1.1 miliard lekë (të vjetra) të Credins Banks.

Ne tre vite u 4 fishu pasuria e “deklaruar” si shpjegohet???

Me cafrë parash jetoi këto tre vite deputeti dhe familja e tij?

Po pushimet edhe pazararet në dyqanet e luksit me cfarë parash i bëri?

Cili është çelësi i suksesit tij??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here