Real Madrid thyen rekordin e Barcelonës, goli i Benzema bën Zidane të festojë si i cmendur (VIDEO)

0

Sfida e kthimit në Kupën e Spanjës kundër Seviljas, rezultoi më e vështirë se nga çe priste Reali i Madridit. Në minutën e 77-të rezultati ishte 3-1 për vendasit dhe për madrilenët mbyllja e ndeshjes më rezultat pozitiv dukej pothuajse e pamundur.

Mirëpo kështu nuk mendonin Ramos dhe Benzema, të cilët njëri pas tjetrit bënë që takimi të përfundoi me shifrat e barabarta 3-3. Tekniku i Madrilenëve, Zinedin Zidan, e festoi si i çmendur këtë fakt, por kjo nuk ishte gjëja e vetme që e kënaqte francezin.

Reali me këtë barazim theu rekordin e kundërshtarëve të përbetuar, Barcelonës, e cila kishte 39-të takime pa u mundur, me Madrilenët që pas kësaj ndeshje e çuan në 40-të, duke vulosur kështu një rekord të ri.

Reali sezonin e kaluar ishte ekipi që mori pothuajse të gjithë trofetë e mundshëm, ose të paktën ato më të rëndësishmit. Momentin e mirë e kanë trashëguar edhe në sezonin e ri, ku gjenden në vendin e parë në “La Liga”, të shkëputur 4-ër pikë nga vendi i dytë, Sevilja, por me një takim më shumë në dispozicion për të luajtur.

Lini nje pergjigje