Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Zgjedhore Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni deklaroi se PS është kundër listave të hapura, por jo kundër votimit elektronik. Ai theksoi se mazhoranca asnjëherë nuk ka qenë kundër votimit elektronik. PS ka përforcuar qëndrimin kundër listave të hapura, kërkesë kryesore e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mbledhjen e kaluar të Komisionit të reformës Zgjedhore, Balla u shpreh se teknologjia në votim mund të përdoret vetëm si projekt pilot.
Vetëm një ditë më parë Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin mblodhi në një takim partitë e vogla për të dëgjuar propozimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore.
Discussion about this post