“NME” pasi nominoi në dy kategori Dua Lipën, shikoni ku e nominon shqiptarin tjetër

0
Martin Shkreli, former chief executive officer of Turing Pharmaceuticals LLC, reacts during a House Committee on Oversight and Government Reform hearing on prescription drug prices in Washington, D.C., U.S., on Thursday, Feb. 4, 2016. Shkreli, who is no longer with Turing and faces federal fraud charges unrelated to the drugmaker, declined to make any comments to the committee. "On the advice of counsel, I invoke my Fifth Amendment," Shkreli said. Photographer: Pete Marovich/Bloomberg via Getty Images

Martin Shkreli, njeriu më i urryer në botë, është në mesin e personaliteteve më të këqija të vitit në listën e nominuar nga NME.

Loading...

Shkreli u bë i famshëm në vitin 2015 pasi ngriti çmimin e një ilaçi të përdorur nga pacientët me HIV nga 13 dollarë në 750. Ai më vonë u akuzua për mashtrim duke përdorur rrjetet sociale për të tërhequr më shumë vëmendje.

Fama e tij për të keq vazhdoi edhe gjatë vitit 2016 dhe fillim të vitit 2017. Atij i është mbyllur llogaria në Twitter, shkaku i fyerjeve të shumta që bënte për personalitete të ndryshme, raporton gazeta expres.

Në kategorinë e personaliteteve më të këqija, Shkreli bën pjesë me Donald Trumpin, Boris Johnsonin, David Cameronin, Nigel Farage dhe Katie Hopkins.

Ndryshe nga Shkreli famëkeq, në nominime NME ka zënë vend këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Ajo është nominuar në dy kategori të rëndësishme të çmimeve “NME” që ndahen nga revista muzikore me të njëjtin emër. Kjo ceremoni mbahet në Britani të Madhe që nga viti 1953 dhe është e përvitshme.

Ajo është e nominuar për “Këngëtarja më e mirë britanike” dhe “Artistja më e mirë e re”. Në nominimin për këngëtaren më të mirë britanike ajo do të jetë në garë me këngëtaren e famshme Adele.

Loading...

Lini nje pergjigje