Koncesionet e Kulturës, Manjani i kthen Kumbaros draftin: Vlerësoni kostot

0

Ministria e Kulturës i është bashkuar nismave të simotrave të saj në kabinet duke parashikuar partneritete publike private për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.

Kjo nuk është një risi pasi është deklaruar edhe më herët, por duket se tani çështja është konkretizuar në një draft që përfshin jo pak por 249 nene.

Pavarësisht se praktika e partneriteteve është propozuara shpesh edhe nga institucionet ndërkombëtare mes tyre Banka Botërore ka pasur një theks të veçantë tek parashikimi i kostove.

Dhe duket se kjo i mungon edhe draftit të Ministrisë së Kulturës, që është kthyer për rishikim nga Ministria e Drejtësisë.

Në shkresën që kjo e fundit i ka dërguar Kumbaros thuhet se: Një pjesë e mirë e dispozitave të projektligjit orientojnë drejt aplikimit të procedurave të partneritetit publik-privat për administrimin e pasurive kulturore. Një parashikim i tillë duhet të vlerësohet nga ana juaj pasi zbatimi në masë i këtyre procedurave pa vlerësim të kujdesshëm të efektivitetit të tyre dhe ndikimit në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në këto objekte mund të rëndojë buxhetin e shtetit dhe të cenojë mirëadministrimin e këtyre objekteve që përbëjnë pasuri kombëtare dhe kërkojnë kontroll dhe prezencë të vazhdueshme të institucioneve shtetërore.

Fillimisht kalimi i objekteve të trashëgimisë kulturore tek privatët u lakua edhe me formën e qiradhënies, duke argumentuar se kjo do të ndikonte tek mirëmbajtja e tyre, por tashmë forma finale duket se do të jetë drejt partneriteteve.

Lini nje pergjigje