INSTAT: Tremujori i tretë 2016 zhgënjen parashikimet për rritjen ekonomike

0

 

Loading...

 

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.08% në tremujorin e tretë të vitit 2016, duke zhgënjyer disi pritshmëritë për një përmirësim progresiv të ritmeve të rritjes. Kjo rritje është më e ulët në raport me rritjen prej 3.21% të tremujorit të dytë dhe sërish më e ulët se projeksioni i rritjes ekonomike vjetore, prej 3.4%. Sipas Institutit të Statistikave, rritja ekonomike u mbështet kryesisht nga shërbimet, ndërtimi dhe aktiviteti financiar.

Bujqësia ju rikthye rritjes pozitive, pas një serie të gjatë negative, ndërsa industria pësoi sërish rënie.

Tremujori i tretë dha rezultate të zbehta edhe për sa i takon rritjes së konsumit final të popullatës, që u zgjerua me rreth 1.65% kundrejt një viti më parë.  Ritmet më të larta të rritjes edhe në tremujorin e tretë i dhanë investimet, që u rritën me 11.89% krahasuar me një vit më parë.

Shumica e projeksioneve e vendosin rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2016 pranë nivelit 3.4%. Megjithatë, rritja ekonomike për 9-mujorin e vitit 2016, sipas INSTAT, rezulton rreth 3.27%, çka e zbeh disi optimizmin se rritja ekonomike e parashikuar mund të arrihet.

Duke e llogaritur tremujorin e katërt me një peshë specifike të përafërt me mesataren e tre tremujorëve të mëparshëm, për të arritur objektivin e rritjes do të duhet që në tremujorin e fundit ekonomia të rritet me rreth 3.8%. Një rritje tremujore e këtyre përmasave nuk regjistrohet prej rreth pesë vjetësh.

Gjatë periudhës 2005-2015 Shqipëria ka parë zgjerimin më të ulët të Prodhimit të Brendshëm Bruto në raport me tre vende të rajonit (Maqedonia, Serbia dje Turqia,) sipas një krahasimi që ka bërëEurostat, i cili nuk përfshin të dhëna të hershme për vendet të tjera tëzgjerimit (kandidate dhe potencial kandidate).

Shtesën më të lartë në prodhimin e brendshëm bruto shihet ta ketë pasur Maqedonia. PBB-ja e Maqedonisë në fund të vitit 2015 ka arritur 9.1 miliardë euro nga 5 miliardë që ishte me 2005. Shtesa në prodhimin kombëtar të Maqedonisë në dekadën e fundit ka qenë 4.1 miliardë lekë ose 82% më shumë.

PBB-ja e Turqisë shihet të jetë rritur gjithashtu me ritme të shpejta. Në vitin 2015 ajo arriti në  645 miliardë euro nga 386.9 miliardë euro më 2005, duke u zgjeruar me 66.8 për qind.

PBB e Serbisë u rrit me ritme të ulta. Nga 21.1 miliardë euro në vitin 2015, ajo u ngjit në 33.5 miliardë euro më 2015, me një rritje 58.8%.

Ndërsa PBB e Shqipërisë shihet të jetë zgjeruar më pak. Nga 6.5 miliardë euro më 2005 arriti në 10.3 miliardë euro më 2015, me një rritje 58.3 për qind.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është treguesi që përdoret më së shumti për të treguar pozitën ekonomike të një vendi. GDP jep informacion mbi vlerën totale të tregut të të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara gjatë një periudhe të caktuar dhe mund të llogaritet në tre mënyra të ndryshme: në bazë të prodhimit, shpenzimeve apo të ardhurave.

PBB me çmime korrente në 28 vendet e BE shënoi 14,693 miliardë euro në vitin 2015. Prodhimi ekonomik i vendeve të zgjerimit ka qenë dukshëm më e ulët, pasi së bashku të gjitha vendet kanë gjeneruar 722 miliardë euro të PBB-së në vitin 2015, vlerë  kjo e barabartë me një të njëzetën e PBB-së së BE-së.

Por edhe në këtë vlerë peshën më të madhe e zë PBB-ja e Turqisë, e cila është sa nëntë të dhjetat e Prodhimit të Përgjithshëm nëpër të gjitha vendet e zgjerimit. PBB në Turqi është gati 20 herë më e lartë se në Serbi (34 miliard Euro që në vitin 2015), e cila ishte ekonomia e dytë më e madhe në mesin e vendeve e zgjerimit. Niveli i PBB-së në vendet e tjera të zgjerimit varionte nga 14.6 miliardë euro në Bosnjë e Hercegovinë deri në 3.6 miliard euro në Mal të Zi.

Loading...

Lini nje pergjigje