Hakmarrja e Sergio Ramos, priti 12 vjet për t’i turpëruar me “panenka”

0

Në vitin 2005-së një nga mbrojtësit më të mirë për momentin, Sergio Ramos, la Seviljan për t’ju bashkuar “mbetërorve” të Real Madridit. Edhe pse ai asnjëherë nuk foli keq për ish-skuadrën e tij, madje tregoi respekt në shumë ndeshje ndaj tyre, për një pjesë të tifozërise së “Sanchez Pizjuan”, Ramos dhe familja e tij kanë qenë pjesë e vërshëllimave dhe sharjeve.

Loading...

Mbrëmë kupa ishte e mbushur dhe Ramos u hakmorr ëmbël ndaj tyre. Kur rezultati ishte 3-1 në favor të vendasve dhe çështja e kualifikimit ishte e hapur, Reali mori një 11-të metërsh. Në mungesë të Ronaldos ishte Ramos ai që mori përsipër t’a ekzekutojë. Askujt nuk ia priste mendja, por Ramos tregoi një version të tij që askush nuk e njihte, patjetër që e realizoi por e bëri në mënyrën më të keqe për kundërshtarin, penallti alla “peneka”.

Më pas festa e mbrojtësit ishte e shthurur. Zgjodhi tribunën e atyre tifozëve që gjithmonë e kishin vërshëllyer, duke i irrituar në maksimum.
Me golin e Ramosit morën fund eshe shpresat e vendasve për kualifikim në Kupën e Spanjës, pasi takimi i parë kishte përfunduar 3-0 në favor të madrilenëve. Për të vulosur rezultatin përfundimtar, mendoi sulmuesi francez Karim Benzema, që mbylli takimin me rezultat të barabartë 3-3.

Loading...

Lini nje pergjigje