E bardha e Henrit, e zeza e Bashes dhe titujt e fisnikerise se Kadarese

0
221

Nga Zamir Gjurgji

 

Ne nje interviste te tij te dhene Lola Galan-it per gazeten “El Pais” ne prag te marrjes se titullit “Princi i Asturias”, pragnobelisti yne I.K. shprehej mes te tjerash per nje dukuri qe ndodhi ne postkomunizem me nje takem te pasuruarish ne ujerat e turbullta ku notonte shoqeria shqiptare. “Pasi siguruan titujt e pronesise, kerkojne te shtien ne dore edhe titujt e fisnikerise”. Konstatimi me duket me vend edhe si shembelltyre. Naimi i Labinotit, pasi bleu me kercimet hu mbi huri te cdo gardhi qeveritar titujt e pronesise, kerkon te siguroje edhe titujt e fisnikerise(Henri I). Por harron diçka, ate qe thekson Kadareja. Titujt e fisnikerise nuk blihen me para ne dore, por trashegohen si kulture nder breza. Nuk varen nga Lindita aktuale, se as ajo s’e ka as ne dore e as ne dere. Naimit te (sh)kembyer “me gjendje civile” ne Henri, arsimi i vegon kulture, çka duket se zhben thenien e Mikis Teodoraqisit: “Kultura nuk eshte arsim, por arsimi, edukata familjare dhe shoqerore te vena ne praktike”. Ku t’i gjeje Naimi perberesit familjare e shoqerore: ne fushat dhe malet e Labinotit? E lere me pas, t’i vere ne praktike. E megjithate Naimi sillet si Henri, edhe pse i del ne pah gjeni i trasheguar. Edhe kur kerkon te mbuloje nje rreng tipik provencial(ne sjellje e qasje publike). Ai ofron per ish-drejtorin e tij nje qelibar pershkrim: si nje ish-drejtor me biografi te mire, me sjellje te mira, profesionalist, per nje vend pune me ngritje profesionale. Me gjuhen e vervitur majtas-djathtas te Henrit mund te thuhet ajo qe synohet: promovim. Ne vetem nje paragraf, trazohen titullari i arsimit me orvatjen per te pervetesuar titullin e fisnikut. “Ky bashkëpunim pozitiv, i hapur, etik dhe intelektual, i përfunduar këtu në këtë format, është një rast për koperim në formate të tjera pune me këtë figurë të medias shqiptare dhe së shpejti edhe DR i shkencave të komunikimit . Sepse Mapo ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht LIBERALE. Thanks Lela dhe simpati për lirinë e mendimit!”. Ky eshte nje promovim per spin-doctor nga laboratori i tij, “MAPO”( aspak per denigrim sic e merr kreu i opozites, z.Lulzim Basha, qe kete rast e shquan si dite e zeze, per rastin ne fjale). Naimi ka bere nje biografi si per te singjashmin e Endri Fuges ne PS. I takon z.Basha ta beje a zhbeje oferten e shokut Naim dhe z.Çili – ne kete rang – ne PD. Eshte ne te drejten e tij, por eshte edhe ne te drejten e çdo qytetari opozitar qe s’ia lejon vetes t’ia servirin te bardhen per te zeze. HNÇ-ja nuk e ka nxire, por e ka zbardhur( jo vetem ne kuptimin gazetaresk) profilin e AL-se. Fryme LIBERALE te mbartur nga Henri Çili apo fryme konservatore te programit te perkthyer nga Angela Merkel? Kjo eshte sfida e tij, ne te drejten e tij e te partise se tij. Kjo eshte nje e drejte e pacenueshme dhe e panegociueshme, nese do te huazoja disi gjuhen e profesionit te kreut te opozites. Nese do te vijoja me tej ne kete pike, sigurisht qe do te beja me vetedije, padrejtesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here