Deputeti i PS përplaset publikisht me LSI-në: Dilni nga koalicioni, provoni sa vleni vetëm në zgjedhje

0
286

Megjithëse viti 2017 sapo ka filluar, tensionet mes dy aleatëve qeverisës, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, po shfaqin shkëndija, që paralajmërojnë se marrëdhënia do të ketë ulje-ngritje të forta në muajt para zgjedhjeve, raporton “BalkanWeb”.

Pa u mbushur as 24 orë nga deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputetes së LSI-së, Silva Caka që lanë të hapur mundësinë e daljes më vete në zgjedhjet parlamentare, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Socialiste.

Taktikisht duket se edhe selia rozë zgjodhi një zyrtar të rangut të ulët, deputetin, Vangjel Kosta për t’i kthyer sot përgjigjen LSI-së, që e artikuloi dje hapur mundësinë e prishjes së aleancës, nëpërmjet ligjvënëses, Silva Caka.

“Ministri i Drejtësisë dhe një kolege e LSI-së nuk e fshehin se nuk janë komod me kolalicionin me PS. Shumë nga aryset që japin, përveç tyre, nuk i kupton asnjë i majtë në vend. Kjo loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë vetëm sa po e çorienton elektoratin e majtë. Më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike. Mbase është koha që LSI ta provoj veten sa vlen e vetme në zgjedhje… Duhet ta respektojmë këtë dëshirë të tyre”, – shkruan deputeti i PS-së, Vladimir Kosta në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”.

Untitled

Reagim i tij erdhi fill pasi deputetja e LSI-së, Silva Caka deklaroi mbrëmjen e djeshme se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Caka tha se LSI ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme. Por Caka sqaroi se ky është një mendim i saj personal dhe nuk ka asnjë vendim të forcës që ajo përfaqëson. “Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë”, – u shpreh ajo.

Në fakt ka shumë hamendësi kohët e fundit se me cilën parti do të bëjë koalicion LSI në zgjedhjet parlamentare. Nuk janë të paktë ata që thonë se LSI do vazhdojë koalicionin me PS por edhe ata që mendojnë se LSI do të bëjë koalicion me PD. Më shterues për pikëpyetjen se kur do të qartësohet kjo mjegull ka qenë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi një nga kritikët më të fortë të qeverisë, edhe pse pjesë e saj. Në lidhje me aleancën për zgjedhjet e qershorit, Manjani tha dje se nuk ka një ftese konkrete nga PS. Por përgjigjja sipas tij do të jepet në 19 prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here