Delir dëbore në Tiranë/ Shoh, çfarë nuk shoh! Të bëjnë atë që nuk ta pret mendja sytë

3
320

 

Nga Artan Fuga

Dëbora ka rënë mbi lulishtet e bukura të Tiranës. Pamja që shfaqet atje ku mbi gjethet e mimozave, mpleksur me sythet që sapo kanë nisur të bëhen të verdhë, flokë bore. Një mrekulli kombinimi i së verdhës, jeshiles dhe të bardhës.

Një qukapik ulet mbi pemë dhe flokët e dëborës bien mbi supet e dy të rinjve, vajzë e djalë, që rrinë ashtu të përqafuar në të ftohtë, në një stol druri.

Atje më tej, në sheshe të gjëra lulishtes, me bar të gjelbërt, bora mbulon me vellon e saj ose është hapur si fustan sfidues bukurosheje duke lënë të duket pak fija e barit që ngre kokën lart.

Qindra shkollarë kanë ardhur me mësuesit e tyre dhe lodrojnë mbi dëborë. Të veshur me këpucë të trasha, me pallto leshi, shaje të gjatë, me kapuçë në kokë, buçko, me faqet e kuqe. Luajnë duke bërë dhjetra bablokë bore. Bëjnë slitë. Më tej i gjuajnë njeri tjetrit me dëborë dhe qeshin sikur cicërijnë mijra zogj.

Në sheshin me kalldrëm përtej qindra njerëz bëjnë patinazh mbi akull nën tingujt e fortë të një ritmi rroku. Rreth e qark pistës dhjetra kabina prej druri ku tregtohet verë e ngrohtë, sallamra, sanduiçe me lloj lloj djathtas të fermerëve tiranas, akullore, kafe, kakao e nxehtë.

Trotuaret janë të pastër borë, por pa pikë dëbore, akulli, ose balte. Puntorët e bashkisë kanë dalë që në mëngjes dhe me makinat automatike kanë fshirë të gjithë dëborën. Nga kanalizimet dalin avuj që vijnë nga uji i ngrohtë që rrjedh në to. Një sistem ngrohjeje i rrugëve qytetase në dimër që të mos ngrijnë. Edhe rrugët janë të pastra. Qindra vetura qarkullojnë me të shpejtë dhe prapa xhameve të tyre të mbuluar nga avujt mezi sheh fytyra vogëlushësh, të moshuarisht, a grash e burrash, me këmisha, që udhëtojnë brenda mjediseve të ngrohura mirë.

Një qen ka nxjerrë kokën leshatore nga xhami i hapur i një veture. Duke ka nxehtë aty brenda.

Burrat me lopata të mëdha pastrojnë dëborën para dyerve të vilave ose hyrjeve të pallateve. E mbledhin borën në cepat e tyre, atje ku do të vijë ta marrin makinat e pastrimit të bashkisë.

Kudo ndihet dora e bashkisë. Punonjësit e saj, të prirë nga vetë zëvendës kryetari kanë dalë dhe po mbledhin bicikletat velib që të mos i dëmtojë dëbora dhe ngrica. Po ashtu në duar kanë shtresa kashte me të cilat do të mbledhin trungjet e të gjitha pemëve, në mënyrë që të mos kenë ftohtë.

Një gazetar ndalet dhe i pyet. Pêrgjigja ishte : Sigurisht i mbledhim sepse kujdesemi për pasurinë e qytetit, përndryshe do të ishte një shpërdorim i dënueshëm edhe nga ligji!

Nga të gjitha oxhaqet e pallateve, atje lart, del tymi i bardhë që vjen nga sistemet e ngrohjes qendrore me gaz ose naftë.

Mijra njerëz në trolejbusat dhe tramvajet e qytetit. Pa zhurmë, të ngrohur brenda me gaz, bartin brenda një higjene të paparë udhëtarë që të gjithë me kufje dëgjojnë muzikë, lexojnë romane, a hedhin sytë në faqe gazetash. Qindra të tjerë japin e marrin me tabletat e tyre të lidhura me rrjetin 5G.

Një zonjë e hijëshme nuk e di se përse fshiu me gisht sa për t’u zbavitur avullin e xhamit te dritarja pranë kolltukut të saj në tramvaj. Fatorinot të gjithë të veshur me kostume ngjyrë të kuqe.

Në sheshin kryesor, me dëborës, orkestra e Vienës, dirigjuar nga një maestro me origjinë ilire luan pjesë të Mozartit.

Ku shkojnë gjithë këta njerëz? Janë nga ata që punojnë pasdite. Drejtohen te teleferiku lart në Dajt. Atje janë pyejet me pisha dhe me dëborë. Dhjetra shkrimtarë dhe artistë kanë vilat e tyre prej druri ku shkruajnë poezitë dhe romanet e tyre. Atje janë stacionet e skive. Mijra njerëz skijojnë në pllaja dhe zbresin me shpejtësi në shpate mali drejt Fushë Krujës. Një pjesë ngjitet dhe që andej hidhet në ajër me parashuta lloj lloj ngjyrashe.

Një ditë e zakonshme dimri në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. +une e lash pergjigjen pa lenduar njeri por vetem qeverine e vjedhejes dhe ju nuk e publikuat! Siç duket te njejtin fat kane te gjithea komentetet kunder qeverise se vjedhjes! Ne perfundim mos kerkoni pergjigje te cilat pastaj nuk i publikoni; e mos tu vije gjoja keq per kolegun tuaj Shkullaku, se edhe ju jeni te shitur ! Ne te kundert do duhej te ngriheshit ne mbrojtje te profrsionit tuaj qe per te gjithe ata qe e ushtrojne; e njerezit qe e ndjekin: quhet i shejte ! Jeni fundosur ne mut nga hajdutet pronare qe keni, si bashkezagare tradhetare te interesave te vendit dhe te shqiptareve ! Ps: i sigurte qe nuk e publikoni, mbajeni brenda se eshte per ju!!

  2. Une e lash pergjigjen pa lenduar njeri por vetem qeverine e vjedhejes dhe ju nuk e publikuat! Siç duket te njejtin fat kane te gjithea komentetet kunder qeverise se vjedhjes! Ne perfundim mos kerkoni pergjigje te cilat pastaj nuk i publikoni; e mos tu vije gjoja keq per kolegun tuaj Shkullaku, se edhe ju jeni te shitur ! Ne te kundert do duhej te ngriheshit ne mbrojtje te profrsionit tuaj qe per te gjithe ata qe e ushtrojne; e njerezit qe e ndjekin: quhet i shejte ! Jeni fundosur ne gjiriz nga palo qeveria, e hajdutet pronare qe keni, si bashkezagare e tradhetare te interesave te vendit dhe te shqiptareve ! Ps: i sigurte qe nuk e publikoni, mbajeni brenda se eshte per ju!! Dhe lopet pergjigjen me ane te kompjuterit ne anglisht, nuk dini as te perdoni informatiken o koke pa lare! Kur ta lexoni,me siguri do thoni (si provinciale qe jeni) se i them nga inati qe nuk i publikoni ato qe them ! Ju siguroj qe nuk eshte ajo, jam gati te debatoj me cilindo te te gjithe medias shqiptare! Nuk trembem ! Une e di se kush jam une!!! Tung or trungj!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here