Nga Arian Galdini
Ka zemerate qe shprehet me gjuhe te forte kunder. Por zemerata nuk eshte mendim. Zemerata eshte vetem ndjesi. Ka edhe pakenaqesi qe flet me gjuhen e saj kunder. E as pakenaqesia nuk eshte mendim. Pakenaqesia eshte gjendje.
Shqiperia me hir a me pahir, duartrokitese 50 vjecare gjate Diktatures Komuniste, eshte shnderruar ne keto 25 – 26 vite protodemokraci langaraqe, ne nje Shqiperi pezmi, mllefi, ngulcimash, dufi dhe shperthimesh urrejtare.
Pse ndodh kjo?
Sepse, pas cdo fushate elektorale vjen zhgenjimi, e pas cdo zhgenjimi zbarkon kuturisja neper abiset e nje bote pakuptimesie.
Them bote pakuptimesie, ngaqe nuk gjej dot fjale a shpjegim te vlefshem, per te pershkruar reagimet e qytetareve shqiptare, vit pas viti, qe nga dhjetori 1990, kur u fitua pluralizmi politik dhe u ngrit trau per te kaluar ne demokraci.
Ne kushte normale, qytetari i zhgenjyer, nuk kuturiset. Ne kushte normale, ne presim qe njeriu, qytetari i zhgenjyer, te mare vendim te qarte e te forte distancues dhe refuzues ndaj shkaktareve te zhgenjimit.
Nuk presim kuturisje.
Kuturisjet na cojne na kafene, na bashkojne me te singjashem, na shtijne ne biseda te zjarrta ankimtare, e pastaj na vene ne matje me hijen qe kemi lene pas kudo ku jemi ankuar e kemi shprazur pakenaqesi.
Aq e madhe behet ajo hije gjate dites sone, sa fillojme e trembemi nga vete hija jone.
Nuk eshte e vertete se ne trembemi nga zhgenjyesit. Ata jane ne fakt ne cdo sekonde, minute, ore e dite te jetes se tyre na ne. Ata e dine qe na kane zhgenjyer, sikurse e dine qe kete gje e bejne me vetedije te plote. Jo se nuk jane frikacake. Thjesht jane te pacipe. Ngase kane frike, kane kaq shume ankth per pushtetet. Ngase kane frike plackisin kaq shume, qe te behen aq te pasur sa te mos na shohin dot fare neve, nga lartesia e maleve te parave qe kane bere. Ngase kane frike, behen arrogante e harbute kur jane ne zyra te pushteteve. Ngase kane frike i bejne fushatat elektorale me kenge e valle. Ngase kane frike dergojne si operatore elektorale terreni burgaxhinj e te forte, horra, xhepista e vrases qe te na kercenojne. Ngase kane frike, filluan te kandidojne drejtperdrejte per ofiqe pushteti, trafikante e perdhunues. Ngase kane frike, hedhin shume, po shume fare para per te na shitur e blere votat. Ngase kane frike na bashkefajesojne ne ligesi, sic e kane bere me kanabisin. Ngase kane frike, bejne rregull e ligje elektorale per te vrare demokracine dhe mundesine tone te zgjedhjes. Ngase kane frike, krijojne podiume zedheniesh. Ngase kane frike, blejne e pushtojne cdo media. Ngase kane frike, na vene kunder njeri-tjetrit duke na bere te brohorasim se hajdutet dhe zhgenjyesit tane jane me te mire se ata te krahut tjeter. Ngase kane frike, na bejne te ndihemi te pavlere, te kote, te pafuqishem.
Nderkohe qe ne, edhe pse nuk kemi asnje arsye per te pasur frike prej tyre, sillemi si dhjaksa kronike, duke ngaterruar friken prej zhgenjyesve me friken nga hija e ankimeve tona.
Ne qe kemi gjithe pushtetin per te vendosur per ti refuzuar e ndeshkuar me voten tone zhgenjyesit tane, ne kandisemi ne kuturisje, e ne vend qe te marim vendime, ia nisim vec te ankohemi.
Aq shume ankohemi sa te krijohet gjendja e ndere se ketu nga dite ne dite dicka e madhe do ndodhe, e gjithe kjo pakenaqesi e madhe popullore do shpertheje si vullkan.
Hyn neper kafene, e gjithcka vibron si paralajmerim shperthimi. Takon miq, kolege, te njohur a te panjohur, e perseri ajeri dridhet si kumtues shpethimi. Lexon gazeta, blogje, portale online, statuse e komente facebooku e mezi mer fryme nga pezullia shperthyese. Hap TV, sheh lajme e debate dhe damari mes ballit te pelcet nga vershimi i gjakut.
Dhe eshte kjo rendese qe kemi mbi krye qe nxit analiste e studiues, politikane dhe aktiviste qe te kridhen ne ujerat e pakenaqesise per tu bere deshmitare apo administratore te vullkanit social e politik qe pritet te nxjerre berthamen e globit deri lart mbi re.
Cudia ime nuk eshte pse nuk ndodh shperthimi, por si nuk e kane kuptuar ende keta analiste, studiues, politikane dhe aktiviste qe kjo histori eshte e pervitshme, madje pandryshueshmerisht e perditshme.
Ketu Protestat behen me organizim partie, me autobuza, me sanduice dhe leke ne xhep. Ketu votimet behen me organizim partie, me votues qe meren me makina partie, me te forte qe rrine neper oborre qendrash votimi per te mbajtur shenim kush erdhi nga tanet e sa nga te pales tjeter. Ketu votat shiten dhe blihen edhe me cmimin e nje gote rakie qyl ne mejhanen e lagjes a fshatit.
E ju prisni qe te shpertheje ndonje vullkan?
Ketu kemi 50% te ekonomise informale, kemi nje nderlidhje shume te afert dhe dinamike mes biznesit dhe politikes, kryesisht sipermarrja eshte e suksesshme nese ka qasje ne dhomat e pushteteve politike, nje pjese e madhe te te pasurve ne kete vend jane ose politikane te koruptuar e plackites, ose sipermares klientele e politikes, ose trafikante, horra e mafioze. Prandaj nuk ka para te pastra qe te mbeshtesin, ide, nisma, organizata civile apo politike, njerez, akademike qe duan te bejne ndryshim ne Shqiperi.
Kush ka para ne kete vend, i ka ose nga politika, ose nga afersia me politiken, ose nga krimi.
Ketu nuk dua as te pergjithesoj, e as te fus kedo ne te njejtin thes. Asesi. Ka edhe shume sipermares te zote, te ndershem dhe te talentuar qe ia kane dale mbane te pasurohen drejtesisht dhe ligjshmerisht, e gjithesesi keta jane pak.
Ndaj, kush ka nje projekt, nje nisme, nje ide, nje organizate politike apo civile per te propozuar para publikut, nuk gjen dot asnje, absolutisht asnje burim te brendshem financiar qe ta mbeshtese.
Kesisoj ose do te zhvillohet shume ngadale, modestisht, e vullnetarisht, ose do te ndalet, deshtoje, dorezohet, rrezohet.
Ne rastin e pare, duhet qe ideatori, nismetari apo organizata te pergatiten per shperfilljen, moskonsiderimin, perqeshjen, e ndoshta deshtimin. Gjithcka varet nga rezistenca qe keta kane.
Ne rastin e dyte, pothuajse te gjithe perfshihen aty.
Cdo ide, projekt, nisme apo organizate, ka nevoje per nje buxhet minimal ekzistence dhe funksionimi.
Ky buxhet sigurohet ose nga kontributi me kuota a vetefinancim prej ideatorit (ideatoreve), nismetarit (nismetareve), anetareve e te angazhuarve ne organizate, ose nga donacione dhe mbeshtetje te pastra dhe ligjore nga sipermarres dhe njerez qe kane pasuri mjaftueshem per te shperndare pak nga pasuria e tyre per hir te pergjegjshmerise dhe se mires publike e te pergjithshme.
Ne Shqiperi, kuotat dhe vetefinancimi, jane nje enderr e bukur ose nje genjeshter e madhe. 2/3 e popullsise jeton ne varferi te paimagjinueshme dhe pagat qe marin nuk mjaftojne as per te ushqyer femijet e tyre.
Shtresa e mesme eshte ende e vogel dhe kryesisht e pasigurte e jostabel ne vendin dhe per burimet qe ka. Politika dhe pushtetet e saj kontrollojne pothuajse cdo burim financiar, cdo te ardhur, cdo te mire qe prodhohet ne kete vend. Edhe Profesionet e Lira, duhet ta mendojne mire para se te angazhohen ne ide, projekte, nisma a organizata politike apo civile qe duan realisht ndryshim. Imagjinoni te punesuarit ne Sektorin Privat e aq me keq ata ne Sektorin Publi, sesa kellqe e shanse kane te japin veten, apo kontributin e tyre per ndryshim.
Edhe ata qe punojne ne Organizata e Sipermarrje Nderkombetare, pak e kane ngasjen qe te dalin jashte ishullit te tyre ku jetojne mire e te mbrojtur me kontrate.
Ajo pakice qe nuk varet, nuk cenohet dot, apo ka mendjendaresine te mos pyese prej Zoteruesve te Pushteteve e Burimeve Financiare dhe te te Mirave, eshte numerikisht e permbledhur ne disa mijera, por jo shume mijera. Llogarite mes numrave dhe cilesise le ti bejme ne nje bote ideale e me rregulla loje. Sepse ketu ne kete boten tone, sidomos ne kete vendin tone te vockel, numrat jane ngahera me te zeshem e permbyses derrmues te cdo cilesie.
Elementi qe i ve kapakun te gjithe kesaj pritshmerie eshte edhe dijenia e gjithepranueshmeria deri ne dorezim fatal, se ne Shqiperi edhe sikur dikush a disa, tia dalin mbane qe pertej ngushticave e pamundesive financiare a numerike, gjithesesi kur vjen puna tek zgjedhjet, nuk ka kush tia numeroje a mbroje dot votat. Votat shiten dhe blihen. Votat komisionohen dhe numerohen nga Partite e Sistemit. Votat vidhen dhe tjetersohen nga Komisioneret dhe Numeruesit e Partive te Sistemit.
Atehere, keta analiste e politikane qe kelthasin per Levizje a Parti Antisistem, mbi c’baze, mbi c’kriter, me c’logjike e kerkojne kete zgjidhje a zgjedhje sociale, kulturore dhe politike ne Shqiperi?
Eshte kjo nje klithme e pafajshme, e dlire qe e sheh zgjidhjen tek sokellima ne Luginen e Asgjese, pra qe pret thjesht te degjoje jehonen e vetvetes?
Apo eshte nje loje e mirepaguar sistemit qe duke vendosur si te vetmen zgjidhje, pikerisht kete te pamunduren, mbyt a plandos ne jerm cdo mundesi a rruge tjeter zgjidhjeje e zgjedhjeje.
Nuk po mar persiper te them a dal ne konkluzione se kush e si flet per antisistemin, vepron dlire apo luan me pagese te larte. Secili prej tyre e di vete, e vec Zoti e di ckane ata ne zemer e ndergjegje. Pune per ta.
Cka mua me duket me me vlere eshte qe te qemtojme e kerkojme shtigjet qe na cojne tek e verteta e si rrjedhoje drejt kuptueshmerise se perbashket qe ndoshta mund te na urtesoje edhe per te mare vendime, e jo te shtyjme ditet me ankime.
Nese jemi te pakenaqur kemi rene ne nje gjendje limontie qe na gerryen shpresen.
Nese jemi te zemeruar, na verbohet gjykimi dhe emocionet na bejne vetehames e demberes te pariparueshem.
Si te pakenaqur apo si te zemeruar, e sigurte eshte se pak vend leme si te tille, per mendimin, reflektimin dhe dijen e urtesine.
Pa mendim, kemi vetem opinione. Pa reflektim kemi vetem ankimime. Pa urtesi, kemi vetem shpresevrarje.
Si shprehet kjo politikisht?
Qytetaria e pakenaqur apo e zemeruar, ose shet voten, ose shperdoron voten, ose braktis vendin.
Sistemi kete kerkon. Sistemi do qytetare qe behen kliente ose qytetare qe ose mbeten militante, ose hedhin vote kundershtie.
Qytetari me i rrezikshem per sistemin eshte qytetari qe mendon, reflekton dhe vepron me urtesi. Ky lloj qytetari as e shet voten, as e strehon veten per siguri ne militantizem, as e perdor veten si akt inatcor apo snobist.
Sa me te pakenaqur e sa me te zemeruar te jene e sillen qytetaret, aq me te lehte e ka sistemi mbijetesen dhe fortifikimin. Mjafton te rrise permasat e plackitjes dhe me varferimin tone rrit pakenaqesine tone, me polarizimin nxit zemeraten tone, me trysnine dhe represionin e pushteteve dhe te horrave thyen guximin tone, ndersa me operatoret antisistem shkakton drejtperdrejte dekurajimin tone.
Shume e thjeshte kjo. Sa me te larte e te besueshem te jene zerat e atyre qe shajne e mallkojne sistemin, aq me kokeulur behen ata qe rrine gjithe sy, mendje e zemer ne pritje te reagimit qytetar qe kurre nuk vjen.
Po si mendoni ju, ne nje vend ku parate i ka Sistemi, mediat i ka Sistemi, votat i numeron Sistemi, kush mund te jete ai njeri, nismetar apo ajo organizate politike qe mund te shfaqet antisistem, e me parate, mediat dhe votat e numeruara nga Sistemi, ta kete seriozisht, vertetesisht sfiden antisistem?
Dualiteti Sistem – Antisistem, eshte balanca dhe mekanizmi i persosur per ta mbajtur ne kembe e te palekundshem Sistemin. Kur ka dualitet, ka ndarje ne pro dhe kundra, ne dy pale, ku me e forta eshte fitimtarja qe ben historine dhe rregullat. Duke qene se Sistemi i ka vete edhe parate, edhe mediat, edhe votat per vete dhe per antisistemsat, afermendsh qe fitimtari i kahershem eshte Sistemi. Andaj, qytetaret jane ne udhekryq.
Aktivistet dhe organizatat civile apo politike qe nuk kane nderlidhje e as jane pjese e marreveshjes me Sistemin, nuk kane as para, as media e as garanci per mbrojtjen e numerimit te votave. Pa para, pa media, keta jane te padukshem, te pazeshem, e vetvetiu edhe te shperfillur e joekzistent prej Sistemit.
Qytetaret kane si pike referimi fuqine e levizjes logjistike dhe organizative, sepse vetem keshtu kane pare nga Sistemi.
Qytetaret kane si pike referimi vetem Famen Mediatike, sepse vetem keshtu quhesh i konsiderueshem nga Sistemi.
Paradoksi eshte i ulur kembekryq. Qytetaret e pakenaqur a te zemeruar, duan ndryshim, por e duan nga te famshmit dhe te grazhduarit me para nga Sistemi.
Ec e jepi dum ketij qorrsokaku.
Ngerci me i madh vjen nga vete keta analistet, gazetaret a politikanet e shpallur si antisistemsa. Keta gerthasin per lufte pa kompromis kunder Sistemit, e ne fund konsiderojne si faktore a aktore antisistem vetem te famshmit dhe te grazhduarit me para nga Sistemi.
A jane naive keta analiste, gazetare apo politikane?
Une nuk e besoj. Por nuk eshte pergjigja e kesaj pyetjeje ajo qe ka rendesi paresore per mua. Tek e fundit, secili prej nesh mund ti beje vete llogarite e ti jape pergjigjet sipas mendjes se vete.
Psh, duke u nisur nga rasti im personal, une kam qene vete drejtperdrejte ne studio te vogla a te medha televizive ne debate me keta analiste, gazetare a politikane, por asnjehere, asnjehere nuk i kam lexuar, degjuar apo pare ata qe te me referohen si ekzistence.
Une ndonese ia kam dale mbane te behem ze e emer modestisht publik, ndonese kam bere pafundesisht beteja dhe aktivizma civile dhe politike qe kane qene gjeresisht te mediatizuara, ndonese kam shkruar qindra artikuj e dhene dhjetra intervista ne gazetat me te medha ne vend, ndonese konfirmohem e pritem me respekt e nderime nga personalitetet me te larta politike e shteterore, ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, ndonese europarlamentare, deputete britanike, kongresmene amerikane dhe diplomate kryesore te Perendimit ne Tirane me kane permendur e jane shprehur publikisht me vleresime e konsiderata pozitive per mua, etj, etj, une gjithesesi nuk ekzistoj per keta analistet e gazetaret antisistemsa.
Parodia vazhdon kur sheh, lexon e degjon se edhe keta antisistemsat, flasin e shkruajne vetem per emra, njerez dhe organizata qe u vijne me leje e listeporosi nga Sistemi.
Ti nuk ekziston per ta edhe sikur te dalesh perdite ne Opinion, nese nuk je me lejen a listeporosine e Sistemit.
Ti nuk ekziston per ata edhe sikur te shkruash e botohesh cdo dite ne Panorama, Gazeta Shqiptare, MAPO, Koha Jone, Standard, etj, etj.
Ti nuk ekziston per ata edhe sikur 10 – 15 Portale online, te botojne cdo dite shkrime e opinione te tuat.
Ti nuk ekziston per ata, nese je normal e nuk gabon. Po u anormalizove apo po gabove atehere sistemsat dhe antisistemsat kujtohen se ti ekziston, dhe ia nisin te tjerrin e tjerrin pambarimisht mbi anormalitetin apo gabimin tend.
Nese nuk anormalizohesh e as gabon, e megjithate ia del te besh dicka qe terheq vemendje, sistemsat dhe antisistemsat shpifin per ty, e pastaj tjerrin e tjerrin pambarimisht mbi shpifjen qe vete e kane sajuar paturpesisht.
Perndryshe, me ide, shkrime, aktivizem politik e civil, me pune akademike, me njohje nderkombetare, cfaredo qe te kesh e besh nga keto, nese je pa lejen dhe jashte listeporosise se Sistemit, ti nuk ekziston.
Sistemi na plackit, na sundon, na dhunon dhe grazhdon me para e mediatizim antisistemsat, qe ne te vazhdojme te mbetemi e sillemi si qytetare te pakenaqur a zemeruar qe vetem ankohemi, e kurre nuk vendosim.
Ndaj une nuk kam fare asnje shprese tek antisistemsat. Sepse me dashje a pa dashje, me hile a pa te keq, ata na sistemojne e paketojne sipas kerkesave te Sistemit.