VIDEO/ Bora në kryeqytet, aksident masiv në Vorë-Fushë Krujë. 4 kamionë përplasen me 2 makina

0
331

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe disa incidente automobilistike në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Në videon e mëposhtme shihet një aksident masiv i disa makinave dhe kamionëve në aksin Vorë-Fushë Krujë. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 4 kamionë, një furgon dhe një makinë tip “Golf”.

Aksidenti besohet të ketë ndodhur nga ngricat në rrugë, që kanë shkaktuar rrëshqitjen e automjeteve.

Incidente të tjera janë shënuar edhe në brendësi të qytetit. Një autobus i “Unazës” është përplasur me një makinë në zonën e Medresesë, ndërsa një tjetër autobus i “Tiranës së Re” ka rrëshqitur duke u përplasur me kabinën telefonike.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme qytetarët e Tiranës kanë mundur të shohin flokët e parë të borës, të cilat mbuluan rrugët e kryeqytetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here