Spitali i Prrenjasit në kushte skandaloze (VIDEO)

0
326

Gazetari: Sa banorë marrin ndihmën e parë në këtë qendër shëndetësore?

Mjeku përgjegjës: Si qendër qendër shëndetësore mbulojmë rreth 10700 banorë, jemi 6 mjekë  dhe personi i njësisë mjekësore 16.

Gazetari: Ju si drejtues i kësaj qendre, çfarë masash keni marrë ?

Reshit Hana, mjeku përgjegjës: Kemi informuar instancat përkatëse për këtë punë, ministri, bashki. Rastet që ne nuk mund ti trajtojmë këtu i nisim në spitalin e Prrenjasit. Për ilaçe në të gjithë qendron tonë dhe në gjithë njësinë administrative nuk është problem fare. Kemi ilaçe për të furnizuar zonat e thella malore.

screenshot_6screenshot_2screenshot_1screenshot_5screenshot_4screenshot_3

Spitali i Prrenjësit

Gazetarët e emisionit “BOOM” nga qendra shëndetësore Rrajcë u ndalën në spitalin e Prrenjasit, aty ku marrin ndihmë mjekësore rreth 34 mijë banorë. Fillimisht u ndalëm në pavionin e pediatrisë, i cili mund të jetë gjithçka, por pavion për kurimin e fëmijëve jo. Pamja më skandaloze është ngrohja e qeseve të serumit pranë rezistencës. Ndërkohë nuk funksionin as kaldaja për ngrohjen e pacientëve. Xhamat janë të thyer, krevatët janë të vitit 1986, dyert janë të kalbura dhe banjat jashtë kushteve higjenike.

Gazetari: Sa dite jeni të shtuar këtu me fëmijën?

Gruaja: Tre ditë

Gazetari: Nga se e keni shtruar fëmijën?

Gruaja: Nga temperatura e lartë?

Gazetari: Si ju duken kushtet në spital?

Gruaja: Kushtet shumë të keqija por çfarë të bëjmë

Gazetari:  E keni çuar ndonjëherë në Tiranë për vizitë?

Gruaja: Kur kemi mundësi po, kur skemi e sjellim këtu nga e keqja.

Por nuk mbaron me kaq. Në spitaline e Prrenjasit ka një tjetër pavion, ai i pathologjisë. Kushtet këtu janë përtej skandalit, me lagështirë. Ndërkohë ajo që duhet të shërbente për mensë, shërben për mbajtjen e mbetjeve spitalore, ndërsa në një vend pranë gatuhet byrek.

Gazetari: Prej sa ditësh jeni të shtruar në këtë spital?

I sëmuri 1: Kam 3 ditë

Gazetari: Si duken kushtet?

I sëmuri 1: Siç i shikoni vetë

Gazetari: Ilaçe ka spitali?

I sëmuri 1: Po ilaçet i siguron spitali

Gazetari: Keni 8 ditë të shtruar në këtë spital dhe ky është ushqimi që ju sjell spitali?

I sëmuri 2: Ky është ushqimi që sjell spitali, sot psh, se ka raste në mëngjes na sjell çaj e djathë, vezë. Në drekë supë, makaronë.

Gazetari: Si ju duken kushtet këtu?

I sëmuri 2: Për mendimin tim, se unë e kam herën e parë që shtrohem mirë, me këto kushte që ka.

Gazetari: Kushtet si ju duken?

I sëmuri 3: Ambientet shumë negative. Thirrje kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë që të përmirësohen kushtet.

Gazetari: A është e lodhshme për ju këtu në urgjencë?

Infermierja: Pak e lodhshme në këto ditë gripi

Gazetari: A janë kushtet për të pritur gjithë këta njerëz këtu në spital?

Infermierja: Tani kushtet ju i shikoni vetë

Gazetari: Si janë kushtet në këtë spital?

Qytetar: Kushtet janë të këqija po shyqyr kemi doktorët të mirë

Gazetari: Keni për ti thënë ndonjë gjë atyre burrave në Tiranë?

Qytetar: Ça ti them atyre unë, atyre nuk i bie ndërmend se ka Përrenjas apo nuk ka. Vijnë vetëm kur janë votimet.

Por mikrofoni i “BOOM” intervistoi përgjegjësin e këtij spitali, Sami Agolli i cili është mjek në këtë spital që prej vitit 1990. Ai pranon se në këtë spital nuk janë bërë investime që para viteve 90, edhe pse i ka drejtuar shkresë organeve kopetente.

Gazetari: Çfarë masash keni marrë për të përmirësuar kushtet e spitalit?

Sami Agolli:  Në fakt ne edhe pse jemi spital i Përrenjasit ne varemi nga spitali i Librazhdit. Edhe përgjegjësat që kanë qenë para mesh edhe unë kemi trajtuar problemet që shqetësojnë spitalin, që nga ngrohja, investimet e ndryshme dhe sipas kërkesës tonë janë përcjellë në instancat më lart. Këtu marrin ndihmë rreth 8 mijë të sëmurë.

Gazetari: Kaldaja si sistem funksionon

Sami Agolli:  Investimi i fundit në kaldajë është bërë para disa viteve, por që nga viti i kaluar ne nuk kemi pasur ngrohje me kaldja sepse ajo nuk siguronte një temperaturë normale dhe e realizojmë me fërnellë elektrike.

screenshot_8screenshot_4screenshot_3screenshot_2screenshot_1screenshot_7screenshot_6screenshot_5

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here