Rrëfimi i dhimbshëm i aktores shqiptare: ‘Humbja e vajzës dhe sëmundja e motrës’

0
218

Në një intervistë për emisionin “Thurje” në Digitalb, aktorja Elvira Diamanti ka treguar dy nga momentet më të rëndësishme, njëherësh dhe më të dhimbshme të jetës së saj. I pari, kur mori lajmin se motra e saj vuante nga sëmundja e pashërueshme e tumorit dhe i dyti kur u bë nënë për herë të parë, me binjake, por njëra prej tyre nuk mbijetoi.”Kur i kam dhënë për herë të parë vajzës sime gji. Vajza lindi nën peshë dhe në atë kohë rregullat ishin të rrepta, nuk mund ta ushqeje. Ta merrnin fëmijën e vendosnin në inkubator, që të rritej në kushtet speciale. Unë qaja vazhdimisht sepse vajzat ishin binjake dhe nuk arritën dot që të jetonin të dyja. Mbeti vetëm Edra, vajza që kam sot. Drini, duke parë që unë isha vazhdimisht e shqetësuar, qaja dhe dihet që shqetësimi ta heq qumështin, më çoi në maternitet dhe fshehurazi, duke thyer të gjitha rregullat, e mori Edrën nga inkubatori dhe unë i dhashë gji. Ai ka qenë një moment i magjishëm për mua dhe thashë se nuk mund të ketë gjë më të bukur se kaq. Lumturia ishte shumë e plotë.”-tregoi ajo.

Diamanti i përloti të gjithë kur rrëfeu më tej momentin kur mjekja, me tone të ashpra, i tha se motra e saj vuante nga tumori.

”Ky është një moment aq i dhimbshëm dhe i fuqishëm, saqë unë ende sot kur shikoj në ëndërr motrën time Diana, them: Sa mirë është, sa e lumtur është, por nuk e di që është e sëmurë. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë”, u shpreh aktorja e njohur dhe mjaft e vlerësuar e kinematografisë shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here