RAMA Kryeminister “kazanësh”

0
234

Edi Rama kryeministri i vendit, nga nisja e karrieres se tij publike dhe politike, eshte teresisht nje prodhim mediatik. Turri i tij u shkreh me se pari ndaj partise se vjeter, nga vinte familja e tij, nga ish-blloku. Refleksuonet, shkrimet e tij kunder PP, PS, ishin nje baterdi hormonesh mendore nga ana e tij, me gjase do te mbillte profil demokrati, per te bere perpjete ne krye te ndonje partie. Pasoje e dalldise se papjekur dhe shthurjes se papaster, Rama nuk u sajua dot me veten, e hodhen dhe dekonspiruan, pak ata qe kishin zene vendet, e ca ata qe e derguan ne kete pazar te madh per durimin e tij te vogel. E keshtu degdia ne France ishte heshtja derisa u shfaq Nano ne nje episod dobesie apo urdheri per ta bakshishosur si minister kulture. Aty nisi kazanizimi i Rames. Ish-kryeministri Nano, kumbara e tij i penduar per oferten, shpesh e ka sekelldisur Ramen per higjenen e munguar. Por ashtu nisi sjelljen ndaj Nanos e Metes, here i urte, here servil, here katagjoz, here i dhunshem, Rama diti te shese neper kazane, inazhet e ecjet e tij duke fituar pak nga pak e shtyre shume e nga shume.Kazanet si per nostalgji franceze u bene streha e tij ditore dhe me teper. Keshtu ai nisi vetepromovimin kazanian sapo mori Bashkine e Tiranes. Duke qene se kazanet kombetare dhe lokale kishin nevoje per ca para me teper, lejet e ndertimit u bene ilaci per te kontrolluar kazanet informative. Rama e nisi si kryebashkiak kazanesh. Keshtu mori PS-ne, keshtu me kazane e pastroi, po ashtu mberriti u be Kryeminister. Tani ne kete karrike KM eshte bere i dhunshem pertej parashikimeve edhe te vete kazaneve qe e prodhuan. Nisi te emeroje dhe shkarkoje gazetare, moseratore, drejtues lajmesh dhe programesh. Tashme botuesit i rrine lepe e peqe. Ne çdo konference shtypi do kruhet me ndonjerin nga kazanet. Ju jeni kazane qe zieni, kazane balte, kazane moçalesh..e keshtu kazan me kazan tashme te punesoshesh ne nje kazan privat duhet te marresh bekimin e Kryeministrit. Se paku me kazanet e vendit. Nese nuk i pelqen KM, qiraxhiu i kazanit, largon nga puna kedo gazetar qe si shkon pas midese.. Sot kur liria e medies eshte nje iluzion ne jemi vend me nje kryeminister kazanesh..Ta gezojme kazanerine..Se paku te kemi nje greve dy ditore kazanesh qe KM te mos kete ku te dale..Te nxehen kazanet../Basir Çollaku

* Marre nga shkrimi i autorit ne rrjetin social facebook

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here