Mat/ Familja me 9 anëtarë jeton në çadër në -20 gradë Celsius

0
230

Një familje në Mat jeton në një çadër, në një kohë kur temperaturat shënojnë rreth minus 20 gradë Celsius. Shtëpia e familjes Kurti në fshatin Mali i Lezit u shemb nga shirat e vitit të kaluar, dhe shteti i siguroi një çadër për të jetuar.

Por, situata për shkak të temperaturave ekstreme është vështirësuar ndjeshëm sidomos për foshnjën 6 muajshe.
News 24 ka udhëtuar drejt fshatit Mali i Lezit, atje ku rruga ndërpritet për automjetet dhe duhet të ecësh për orë të tëra në këmbë ose me kafshë për të mbërritur në destinacion. Në këto anë thënia “dimri është për agallarë” shpërfaqet dukshëm teksa sheh njerëz që mbijetojnë në temperatura deri në minus 20 gradë.

Kryefamiljari Shpëtim Kurti tregon se jeton në këtë çadër me 8 anëtarë të familjes që prej shembjes së banesës nga shirat e nëntorit të vitit të kaluar.

Më e vështirë nga të gjithë ka qenë për foshnjën gjashtë muajshe. Ata tregojnë se deri tani shteti nuk i ka ndihmuar aspak, veçse sigurimin e një çadre. Bashkëshortja e Shpëtimit, Lavdie Kurti, nënë e 12 fëmijëve, 7 në jetë e 5 të vdekur, tregon vuajtjet e acarit nën çadër.

Apelit për ndihmë ndaj tyre iu bashkohen dhe fqinjët. “Shteti t’i ndihmojë, po të ishin zgjedhjet jo në 18 qershor, por 18 janar, politikanët do kishin shkrirë dhe dëborën për vota, por e ka lënë këtë familje në mëshirë të fatit”, thonë ata.

familja-ne-mat4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here