Standard.al

Borë e ngrica në Tiranë, “Lali ku je ti”? Ku ka humbur Erioni i Bashkisë?

0

Dëbora e parashikuar ra edhe në Tiranë. Nga instituti metroologjik ishte parashikuar, por nga “Lali Eri” jo. I kudogjenduri dhe i gjithanshmi “Lali Eri”, këtë herë zhgënjeu të gjithë pasi nuk e parashikoi dot se në qytetin e tij “të dashur” do të binte dëborë. Nuk u tha dot fëmijëve, mos dilni në rrugë, vishni xhupa, kapuça dhe doreza, pasi jashtë është shumë ftohtë.

Dëbora mbuloi të gjithë qytetin, por “Lali Eri” nuk doli për të dhënë udhëzimet e tij dhe të drejtonte punën të qytet. Ai nuk i kërkoi administratës që e drejton për të pastruar Dëborën.

“Lali Eri” del në media për një pllakë që vendos në një trotuar, del për një vijë të bardhë që ngjyroset, për një kosh që e  merr makina. Ka dalë në media edhe për asgjë (kot sa për tu dukur), por nuk doli për dëborën që mbuloi kryeqytetin.

Policia e Tiranës raportoi se në Tiranë janë shënuar 50 aksidente, me dëme materiale fatmirësisht, nga reshjet e dëborës. Prandaj i bëjmë një pyetje të thjeshtë kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Lali ku je ti?

Fundi i bashkëbisedimit   

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.