Kujdes Anulohen disa fluturime në Rinas

0
148

Ndërsa mbrëmë kryeqytetasit iu gëzuan borës, pas saj erdhën edhe problemet e para: Trafik, dhe aksidente, por nuk mjafton me kaq.

Të gjithë ata që kanë planifikuar fluturime nga aeroporti i Rinasit duhet të bëjnë kujdes pasi janë anuluar disa fluturime mëngjesin e sotëm, si në vajtje, ashtu edhe në ardhje, ndërsa ende nuk specifikohen arsyet.
Aeroport
Në faqen online të aeroportit “Nënë Tereza” njoftohet anulimi i fluturimit të programuar për në 04:15 të së enjtes nga Tirana për në Berograd si dhe është shtyrë për një orar tjetër fluturimi nga Tirana në Romë i programuar për në orën 05:40.

Gjithashtu njoftohet edhe anulimi i fluturimit nga Beogradi për në Tiranë, i programuar për në orën 01:35.
(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here