Haradinaj sot para gjyqit, ja qëndrimi që do mbaj Franca pas kërkesës së Serbisë

0
182

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet sot të dalë para gjyqtarit francez në qytetin Colmar të Francës, ku do të mësohet nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme për ekstradim në Serbi.

haradinaj

Kërkesa e plotësuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt do t’i dërgohet sot Francës, ka thënë ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, duke shtuar që Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinajt, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, e cila të martën i është dërguar Francës, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviq.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here