Foto / Më të mirët në kampionatin zviceran, shumë shqiptarë në garë

0
25.07.2015 Zuerich Fussball Herren Saison 2015/2016 Stadion Letzigrund Grasshopper Club Zuerich - FC Basel Bild zeigt Taulant Xhaka (FC Basel Aktion Einzelbild Foto (c) Anton Geisser

Mbrëmja gala e futbollit zviceran “SFL Award Night”, do të ketë si protagonistë shumë futbollistë shqiptarë, të përzgjedhur mes kandidatëve për t’u bërë pjesë e “Skuadrës së vitit” si në Superligë, ashtu edhe në kategorinë e dytë.

Loading...

Xhaka Alioski

 

 

 

 

 

 

Në formacionin ideal të këtij edicioni për Superligën e Zvicrës, mes emrave që mund të përzgjidhen është edhe ai i Taulant Xhakës, gjithnjë e më shumë lider te Bazeli. Përkrah tij është edhe shqiptari që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alioski i Luganos.

sadiku kukeli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në Challenge League, sigurisht që nuk mund të mungonin emrat e dy futbollistëve shqiptarë të Zyrihut, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku, edhe pse ky i fundit tashmë ka kaluar në Superligë, në radhët e Luganos dhe do të vazhdojë atje pjesën e mbetur të sezonit.

Sadiku Kukeli Demhasaj

 

 

 

 

 

 

Në listën e sulmuesve në këtë kategori gjendet edhe emri i kosovarit 20-vjeçar të Shafhauzen, Shkëlqim Demhasaj, i cili është një nga zbulimet e sezonit në Zvicër, ku në 18 ndeshje ka shënuar 8 gola.

Gashi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe në të kaluarën, futbollistët shqiptarë kanë qenë pjesë e rëndësishme në mbrëmjen gala të futbollit zviceran, ndërsa Shkëlzen Gashi arriti të shpallej futbollisti më i mirë në Zvicër për vitin 2014./panoramasport

Loading...

Lini nje pergjigje