Çëshjta Sebino Plaku, arrihet marrëveshja mes klubeve

0

Duket se çështja Sebino Plaku mund të mbyllet me një marrëveshje huazimi midis Skënderbeut dhe Korabit. Sulmuesi është rikthyer në fillim të këtij viti tek kampionët, por drejtuesit e klubit dibran pretendojnë se është nën kontratë me ta. Në këtë mënyrë duket se palët kanë gjetur parimisht mundësinë e kësaj lëvizjeje.

Loading...

Sebino Plaku do të vijojë aventurën në Korçë ndërsa drejt Korabit me formulën e huazimit pritet të kalojnë dy ose tre futbollistë. Një nga emrat më të lakuar duket të jetë ai i sulmuesit vlonjat Ardit Hoxhaj, një njohje e vjetër e trajnerit Gerd Haxhiu.

Fakt është që Skënderbeu ka konfirmuar se së bashku me Hoxhajn do të huazohen edhe Malaj e Sergio, dhe nuk përjashtohet që njëri prej tyre të shoqërojë vlonjatin.

Megjithatë gjithçka pritet të mbyllet në ditët në vijim midis palëve, në mënyrë që zgjidhja e çështjes Plaku të mos shkojë në federatë

Loading...

Lini nje pergjigje