1,5 milionë dollarë bindin Hykën

0

Mungon vetëm zyrtarizimi por Jahmir Hyka mund të cilësohet një futbollisti i ri i San Hoze Ërthkuejks. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka zgjedhur kampionatin amerikan të futbollit pasi ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga klubi kalifornian i cili dëshiron të përmirësojë vendin e 9-të në konferencë të sezonit të fundit.

hyka

Për të bindur futbollistin shqiptar ka mjaftuar një ofertë e shkëlqyer nga ana ekonomike. Lojtari pritet të përfitojë 500 mijë dollarë në vit në tre sezonet e tij me San Hoze, ndërsa klubi i ka garantuar atij edhe bonuse të ndryshme në bazë të paraqitjes individuale e kolektive, si dhe i ka siguruar një makinë dhe një shtëpi në Kaliforni.

hyka

Sigurisht, këto shifra janë ende larg në krahasim me ato që përfiton Shkëlzen Gashi te Kolorado, i cili paguhet mbi 1,5 milionë dollarë rrogë bazë në vit te Kolorado Rapids. Por gjithsesi mbetet ndër rrogat më të larta mes futbollistëve të përfaqësueses shqiptare të futbollit.

Ndërkaq, Luzerna do të përfitojë 125 mijë dollarë për transferimin e futbollistit shqiptar në MLS, ku Hykës do t’i besohet fanella me numrin 10 e skuadrës së San Hoze. Mesfushori refuzoi disa oferta të mira nga Turqia, ku ndiqej nga Alaniaspor, Bursaspor dhe Koniaspor, një ofertë nga Ferencvarosh i Hungarisë si dhe një ofertë mjaft interesante nga Kina, ku Henan Zhianje i ofronte 700 mijë dollarë në vit.

 

Lini nje pergjigje