Vjehrra i prish muret dhe i thyen mobiliet e shtëpisë, nusja ka një apel

0

Na ka ndodhur shpesh të dëgjojmë historia të ndryshme për marrëdhëniet nuse-vjehrrë, të cilat degjenerojnë në sharje ofendime, dhunë fizike dhe dy personazhet kthehen në armike të betuara të njëra-tjetrës…dhe arsyet janë nga më banalet.

me-zemer-te-hapur1-e1484133177629

Sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24, është një 40-vjeçare, nënë e tre fëmijëve që bën një jetë të vështirë për shkak se i mungon dashuria, respekti i vjehrrës së saj.

Ishte 20 vjeç kur Festimja hyri nuse ne familjen Hysa dhe vjehrra e saj nuk e ka dashur qe ditën e pare, ajo asnjëherë nuk e ka konsideruar si nusen e djalit…apo si nënë e dy mbesave dhe nipit të saj.
Edmiri dhe Festimja kanë 20 vite martese dhe kane tre fëmijë dhe jeta e tyre ka qenë e mbushur me konflikte, dhunë psikologjike dhe mbi të gjitha ata jetojnë mes varfërisë dhe skamjes.

40-vjeçarja është e vetmja në këtë familje që sjell të ardhura. Ajo punon si sanitare në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe mundohet të sigurojë të ardhurat në familjen e saj.
5 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një barakë të vogël, një dhomë që vjehrra ia ka dhënë djalit.
Por ajo që e shqetëson më shumë Festime Hysën nuk është varfëria por mungesa e qetësisë shpirtërore.
Pasi konfliktet e vazhdueshme me vjehrrën arrijnë deri në atë pikë sa kjo e fundit i prish muret e shtëpisë dhe i thyen ato pak mobile, kur nusja shkon në punë. Këtë marrëdhënie ajo nuk e ka me nusen e vogël, madje me këtë të fundit shkon shumë mirë.

Nga ky transmetim i sotëm, nena e tre fëmijëve do t’i kërkojë live vjehrrës së saj të bëjnë paqe mes njëra-tjetrën, të harrojnë të shkuarën dhe te nisin një marrëdhënie të re për hir të djalit të saj Edmirit dhe tre fëmijëve.

Nusja është e gatshme, por a do të pranojë vjehrra të bëjë paqe me nusen e djalit të saj?

“Unë e kam dashur gjithmonë se nuk kam nënë e babë dhe gjithë dashurinë ja kam dhënë asaj”, thotë nusja.

Si kalon me punën?
Nuk kam debate me asnjë. Shoh punën time, nuk bëj debate me njeri. Më duan të gjithë, doktorët, infermierët. Më respektojnë.

Si je njohur ti me bashkëshortin?
Me dashuri.

Do ja themi teleshikuesve që je më e madhe se bashkëshorti?
Po ja themi. Unë jam 40 vjeçe ai 37. Po lozte domino, më pa ai i pari. Më tha të kam qejf. Unë nuk doja fillimisht, por edhe babai këmbënguli. Unë nuk doja se ishte më i vogël. Ai thoshte mos i trego njeriu.

Po vjehrra kur e ka mësuar për moshën tënde?
Para 3 vjetëve.

Ti nuk e tregon moshën, ta thonë shpesh?
Po ma thonë. Ne jemi 12 fëmijë dhe motrat me trup të vogël e nuk e tregojmë. Është gjen familjar.

Ti je personi i vetëm në familjen tënde që ke kaq shumë probleme?
Unë kam më shumë probleme nga të gjithë motrat dhe vëllezërit.

 

 

Lini nje pergjigje