Tavë me patate, salçiçe dhe speca

0

Përbërësit

Loading...

1 filxhan vaj ulliri

2 speca të kuqe, të grira

2 qepë të grira hollë

500 gram patate

10 salçiçe

100 ml verë e bardhë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Si fillim ndizeni furrën në 200 gradë. Në një tas, hidhni patatet, specat dhe qepët. Spërkatini me vaj dhe hidhini Brenda në  tavë. Mos harroni të hidhni në tavë, salçiçet, të cilat mund t’i prisni në madhësinë që dëshironi. Shtojini  kripë dhe piper të zi. . Lijini rreth 30 minuta të piqen dhe pastaj pasi të keni hequr tavën spërkateni me pak verë të bardhë. Pas të keni hedhur verën, futeni tavën përsëri në furrë dhe për të paktën çerek ore që vera të avullojë.Sipas dëshirës mund të shoqëroni tavën edhe me salcë mustarde./standard.al

Loading...

Lini nje pergjigje