SHBA jep dënim me vdekje për 22 vjecarin që vrau 9 persona

0
187

Drejtësia amerikane ka dënuar me vdekje Dylann Roof për vrasjen e 9 personave me ngjyrë në një kishë në qytetin Charleston në Karolinën e Jugut në vitin 2015.

22 vjeçari u shpall fajtor nga e njëjta juri muajin e kaluar për 33 akuza përfshirë  vrasje dhe krime urrejtjeje.

Autori nuk tregoi asnjë emocion gjatë leximit të vendimit nga juria teksa në fjalën e tij mbrojtëse nuk ka shfaqur asnjë pendesë, duke e konsideruar të drejtë aktin e tij. Roof është shprehur se do ta bënte sërish masakrën dhe se nuk kërkon mëshirë dhe falje të jetës.

“Kjo është një fitore e madhe. Tashmë ai është në duart e perëndisë dhe nëse bën një rrëfim të sinqertë para Zotit, mbase ai mund të bashkohet me motrën time dhe të tjerë në qiell”, u shpreh Melvin Graham pas dhënies së dënimit, vëllai i një prej viktimave, Cynthia Hurd.

Vendimi me vdekje u argumentua me faktin se autori me të shtënat ka pasur për qëllim të nxisë dhunën racore. Më 17 qershor të 2015, Roof qëlloi 75 herë pas 40 minutash lutje në kishën e qytetit në Karolinën e Jugut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here