Sekuestrohen 2.3 kg heroinë në tragetin e linjës Durrës – Bari

0
148

Një sasi prej 2.3 kg heroinë është sekuestruar në portin e Durrësit. Lënda narkotike e llojit heroinë u sekuestrua gjatë kontrollit të linjës Durrës – Bari dhe mendohej se do trafikohej në Itali. Policia arrestoi 38 – vjeçaren Laureta Lama dhe 67 – vjeçarin Bashkim Hasanisi posedues të lëndës narkotike dhe shpalli në kërkim një 29 – vjeçar me inicialet E.Ç.

 

Njoftimi i policisë: “Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar,  në valixhen e shtetases  Laureta Lama, u gjet një çantë dore në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2  kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë”.

Policia ka arrestuar dy poseduesit e drogës, ndersa ka shpallur ne kerkim nje te trete.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë;

-Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë.

Në kërkim

-E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentative./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here