Rritet afro dy fish cmimi i gazit për familjarët (FOTO)

0

Me rritjen e akcizës se gazit sipas vendimit te qeverise nuk do te preken konsumatoret familjare por vetëm automjete. Por krejt e kundërta po ndodh nga denoncimet e bëra here pas here nga qytetaret. Një denoncim i bërë në faqen “Nisma thurje” thëne se:

“Çmimi i gazit te lagja ime ne Kombinat për konsumatoret familjare ka shkuar ne 74 leke nga 40 qe ishte. Me sa kam dëgjuar këtyre nuk ju rrit taksa, atëherë si ka mundësi qe u rrit çmimi me 34 leke? Shteti për ca na duhet ne? Apo vetëm për te gjobitur hallexhinjtë kur shesin gështenja?”. Kjo situate e krijuar ka sjellë jo pak shqetësime dhe paqartësi në radhë të qytetarëve. Qeveria më herët kishte lajmëruar qytetarët se bombolat e gazit për familjarët do të mbushen nëpër pika të veçanta do ta marrin me çmimin qe ishte dhe pa rritje te tij. Ndërsa ishte bërë e dituar se nëse gazin do ta mbushin nëpër pikat e karburanti do ta marrin me çmimin e ri të vendosur. Kjo është një situatë shumë e vështire pasi pikat e vendosura për familjarët mund të jenë shumë larg vendbanimit të personave. Në këtë pikë hapësira për abuzim është shumë e madhe. Nga ana tjetër më të lehtë për të shkuar për të mbushur gaz në pikat e vendosura nga qeveria e kanë automjete sesa konsumatorët familjarë.

16003298_544274499115056_7730546603212383370_n-1

Lini nje pergjigje