Rama dhe Veliaj fillojnë më shpejt se kurrë fushatën

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn vendosën ditën e sotme në mënyrë simbolike pllakën e parë për ndërtimin e Bulevardit të Ri të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Bashkisë tha se ndërtimi i Bulevardit të Ri, do ti japë një dimension tjetër Tiranës.

“Jam i opsesuar për këtë projekt dhe për të mirën e qytetit. Sot jemi këtu si një familje. Bulevardi sot është një moment që shënon ringritjen e Tiranës. Kemi ecur me shpejtësi të madhe. Sot do vendosim dy pllakat e para në mënyrë simbolike së bashku me kryeministrin. Duhet të mendojmë si të lidhemi me vëllezërit tanë në Kamëz dhe Paskuqan, jo si të ndahemi. Do rikuperojmë kohën e humbur dhe do ndërtojmë Tiranën moderne. Është e rëndësishme të kuptojmë kush flet dhe kush bën punë. Pllakat e reja i vënë vulën punës që po bëjmë ne. Në 14 Mars do hapim parkingun e ri dhe pazarin e ri në Tiranë.”- tha Veliaj.

Ndërsa Rama është shprehur se Tirana është një qytet i jashtëzakonshëm, por ka ende punë për të bërë që të bëhet qytet I gjeneratës tjetër.

“Tirana është qyteti më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë por nuk është ende gati si qyteti i gjeneratës tjetër. Jemi në Bulevardin e Ri të Tiranës dhe nga këtu vjen ndryshimi. Si ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës them se sot është dita që lidhin rrugët e detyrimit me atë që bëjmë sot për brezin që do të vijë nesër”, tha kryeministri Rama në fjalën e tij.

Lini nje pergjigje