Prel Gjoni: Fshatra në Pukë të izoluar nga dëbora e ngrica prej 7 ditësh, na ndihmoni

0

Prej disa ditësh i ftohtë i acartë dhe dëbora ka mbuluar disa zona të vendit. Edhe ditën e sotme, reshjet e dëborës kanë vijuar në zonat malore, e po kështu edhe në Gjirokastër e Sarandë.

Ndonëse është ndërhyrë për të patur nën kontroll situatën në rrugët nacionale, kreu i Partisë Demokratike në Pukë, Prel Gjoni, denoncon problematikat me të cilat ndeshen banorët e kësaj zone.

Gjoni thotë se prej 7 ditësh, të gjithë fshatrat në Punë janë të izoluara nga dëbora dhe ngrica. Teksa thotë se në disa prej tyre mungon uji dhe energjia elektrike, Gjoni bën thirrje për ndërhyrje, në mënyrë që t’u vihet në ndihmë banorëve të këtyre fshatrave.

“Sot 7 ditë të gjitha fshatrat e rrethit Pukë janë të izoluara nga bora dhe ngricat. Ju bëjmë thirrje të na ndihmoni përmes zërit të Partisë Demokratike, se mungesa e ndërhyrjes nga Pushteti qendror dhe vendor dhe Shtabi i Emergjencave Civile në Pukë rrezikojnë për bukë dhe furnizime të ndryshme shumë banorë. Kjo pasi ujërat kanë ngrirë, energjia elektrike diku mungon komplet, dhe disa fidra nuk janë në fazë që të punojnë mullinjtë e blojës. Në fshatrat si Qaf- Mungu, Bushat, Midhe, Ukth, Milor, Qerret i vogël, Kodërbojë, njësia administrative Qelez. Po kështu dhe fshatrat Levoshe, Berishë, Sapaq, Arap, lagjet e Iballës, Qyqesh, Vlash, Majsa, njësia Administrative Iballë, ku kësejë njësie edhe rruga nacionale nuk i është hapur akoma. E njëjta gjë për fshatrat Kokdode, Aprripe, Bugjon, Gralisht, Qafë- Kuqe, Miliska, Mezi, njësia administrative Fierzë. Fshatrat Qaf-Mali, Lum-Bardhë, Tuç, Orosh, Lumardh, Micoj, të bashkisë Fushë-Arrëz. E njëjta gjendje për fshatrat Kimez, Mesul, Rras, Kushnen, Buhot, Kabash të bashkisë Pukë”, shprehet kreu i PD në Pukë, Prel Gjoni.

Lini nje pergjigje