PIKANTE/ Histori bulevardi – Dy burra për një pllakë

0
338

Ditën e sotme televizionet kishin në transmetim të drejtpërdrejt një ngjarje shumë të rëndësishme!Rëndësia e kësaj ngjarje ishte aq e madhe, sa kaloi kufijtë e metropolit duke u kthyer në një ngjarje kombëtare.

Dy burra (kryeministri dhe kryetari i bashkisë) vendosën një pllakë në bulevardin e ri të Tiranës. Kemi parë që dy burra të ndërtojnë një shtëpi, qytet apo edhe shtet, por që të vendosin një pllakë s’kishim parë. Kjo është një risi e kësaj qeverie e cila shquhet për idetë e saj novatore. Të dy më një ushtri të madhe pas tyre arritën që të vendosin këtë pllakë e cila për ta është shumë simbolike (por ishte thjesht një dalje e radhës në media).

Shfaqja vazhdoi edhe në rrjetet sociale pasi të gjithë të pranishmit shpërndanin foto dhe video nga kjo ngjarje historike për popullin . Por çfarë përfaqëson ky bulevard për Tiranën dhe politikën? E gjithë historia e bulevardit luhet në një skenë (bulevardi) por me akte të ndryshme. E gjithë shfaqja është e ndarë me tre akte dhe ka tre aktorë kryesor, dhe me mijëra figurantë. Regjisor është Edi Rama (i cili ka dhe rolin kryesor), dhe me aktor Lulëzim Basha dhe Erion Veliaj. Akti i parë (skena 1, dubli 1) Lulëzim Basha në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës,hedh idenë se Tirana duhet të zgjerohet dhe prezanton një projekt për bulevardin e ri. Akti i dytë (skena 2, dubli 1).

Edi Rama, i cili nën cilësinë e kryeministrit hodhi idenë novatore që të bllokonte këtë projekt. Akti i tretë (Skena 3, dubli 1) Në skenën e tretë u shfaq Erion Veliaj në cilësinë kryetarit të Bashkisë (duke gjetur të gjitha gati), vazhdoi punimet. Për një bulevard të tre kanë bërë nga pak gjëra (sepse bashkimi bën fuqinë). Dikush hedh idenë, dikush mendohet se si do bëhet më mirë dhe i fundit thjesht zbaton urdhrat e të parëve.

Qeveria dhe bashkia në një shfaqje me regjinë e saj dhe me transmetim direkt në shumë media e quajti projektin e saj. Veliaj nuk nguroi ta quante edhe si pjesë e planit të 2016-tës ( edhe pse ky bulevard ka filluar disa vite më parë). Por nga opozita ky inaugurim sot u quajti një farsë dhe një vjedhje e idesë së tyre (dhe është ideja e tyre realisht). Ky bulevard i cili u duk sikur i bashkoi të dy kahët e politikës, rezultoi thjesht ishte një ndarje.

Ky bulevard cilësohet sikur ka një rëndësi shumë të madhe në jetën e njerëzve, por edhe të atyre që kanë punuar për ta nderuar atë. Për këtë arsye ky bulevard duhet të marrë një rëndësi akoma më të madhe. Një ide që po qarkullon ditët e fundit është, se Bulvardi i Tiranes do të bëhet si bulevardi i Hollyëood-it.

Në Amerikë ekziston një bulevard ku janë vendosur yjet për çdo person të famshëm, që ka dhën një kontribut të rëndësishëm në jetën artistike të vendit.. Ndërsa për bulevardin e Tiranës është menduar se do të vendosen pllakat e atyre që kanë punuar për ndërtimin e tij (jo puntorve të thjeshtë por drejtuesve). Basha si iniciator do të ketë pllakë prej ari në hyrje të bulevardit. Veliaj do të ketë një pllakë të argjende, si një nga ata që po e vazhdon. Ndërsa Rama do të ketë pllakë prej bronxi (edhe pse nuk meriton të ketë fare).

Në fund të bulevardit është menduar edhe një pllakë prej guri në të cilën do të gdhendet emri i atij që to arrij ta përfundoj këtë bulevard. Përtej pllakave ,ajo që do mbesë në fund në këtë diskutim është se filmi do ende kohë të përmbyllet. Kush e ka projektuar këtë bulevard, kush e ka bllokuar, kush e ka filluar për ta ndërtuar dhe kush do ta përfundojë do ti ndiqni në vazhdim, pasi janë duke u zhvilluar ende xhirimet. A.B./standard.al

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here