PDF/ Nga 2015-ta/ Paga mujore e njëjtë, kontributet ranë në 68,5% . Të ardhurat e sigurimeve u rritën

0

 

 

Skema e përgjithshme e kontribuueseve, përfitimet, masa e pensionit dhe mosha. Paga maksimale mbi të cilën janë llogaritur kontributet si për vitin 2015 ashtu dhe për vitin 2016 nuk ka ndryshuar ajo është 22,000 lekë.

 

Sejrie Baleta

Në skemën e sigurimeve shoqërore janë disa kategori kontribuuesish. Këtë vit të vetëpunësuari në bujqësi, të siguruarit vullnetar dhe të siguruarit nga shteti të gjithë bashkë mesatarisht kanë kontribuar për vitin 2016, 94,502 milionë lekë

 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar statistikat e përgjithshme në lidhje me periudhën kohore janar- shtator 2016. Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me skemën e të ardhurave dhe shpenzimeve për këtë periudhë kohore. Sipas tabelës së të dhënave të ardhurat e sigurimeve shoqërore për vitin 2016 janë 58,583 milionë lekë të reja. Ndërsa të ardhurat në vitin 2105 ishin 49,787 milionë lekë të reja, që do të thotë që të ardhurat nga sigurimet shoqërore janë rritur 117.7% në vitin 2016. Këto të ardhura janë rritur si pasojë e rritjes së kontributeve të personave juridikë dhe fizikë, kontribute me destinacion nga Buxheti i Shtetit, financime me destinacion nga Buxheti i Shtetit, transferim kontributesh për sigurimin shëndetësor.

 

Shpenzime për Sigurimet Shoqërore

 

Këto shpenzime kanë shkuar për : shpenzime për përfitime 69,175 65,795 105.1 shpenzime administrative 1,481 1,422 104.1 shpenzime për programe të tjera. Në 2016 këto shpenzime kapin vlerën 78,085 milionë lekë ndërsa në 2015 kapnin vlerën 74,887 milionë lekë, që do të thotë që janë shpenzuar 104.3 më shumë në vitin 2016.

 

Kontribuues

 

Në skemën e sigurimeve shoqërore janë disa kategori kontribuuesish. Këtë vit të vetëpunësuari në bujqësi, të siguruarit vullnetar dhe të siguruarit nga shteti të gjithë bashkë mesatarisht kanë kontribuar për vitin 2016, 94,502 milionë lekë, gjë që në vitin 2015 kjo shifër ishte 137,900 milionë lekë, që do të thotë 68,5% më pak se në vitin 2015 janë derdhur nga këta kategori për vitin 2016.

Paga mbi të cilën llogaritet kontributi

 

Paga maksimale mbi të cilën janë llogaritur kontributet si për vitin 2015 ashtu dhe për vitin 2016 nuk ka ndryshuar ajo është 22,000 lekë. Po ashtu dhe paga maksimale është e njëjtë dhe nuk ka ndryshuar me përllogaritur me vlerën 97,030 lekë.

 

Kontributi i mbledhur sipas zonave mbi të vetëpunësuari në bujqësi. Në zonat fushore këtë persona kanë derdhur 1,087,609 mijë lekë ndërsa në zonat  malore 283,577 mije lëkë.  Në zonat fushore ndër vite janë gjithsej  36,334 kontribuues. Ndërsa nga ana tjetër në zonat malore ndër vite numri i kontribuueseve ka arritur në 12,156 persona.

 

Sigurimi Vullnetar

 

Sigurimi Vullnetar është parashikuar në ligjin nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” dhe ju ofrohet të gjithë shtetasve shqiptarë me moshë 18 vjeç e lart. Nuk mund të sigurohen vullnetarisht: personat e vetëpunësuar në bujqësi, shtetasit jo shqiptarë si dhe ata persona të cilëve ju ka lindur e drejta për përfitim. Kundrejt kontributeve të paguara të gjithë personat e interesuar mund të bëjnë mbulim të periudhave të kaluara duke filluar nga 01.10.1993 e në vazhdim

 

Kontribuues & Kontribute

 

Në total si numër fizik janë gjithsej 3,634, ndërsa ndër vite si njërës kontribuues rezultojnë të jenë 7,358 kontribuues.  Nga kontributet e derdhura nga këta persona kapin vlerën 351 mijë lekë. Sipas të dhënave kontribuues të rinj rezultojnë të jenë 1,165 njerëz si numër ndërsa si njerëz ndër vite janë 3,365. Nga kontribuues në vazhdim si numër janë 2,469, ndërsa si njerëz ndër vite rezultojnë të jenë 3,993. Nga kontribuues brenda vendit si numër fizik janë 2,184 ndërsa si njerëz ndër vite janë  3,928. Nga ana tjetër kontribuues jashtë vendit  si numër fizik janë 1,450  ndërsa si persona ndër vite janë 3,430.

 

Personat që kanë derdhur kontribut për sigurim vullnetar gjatë kësaj periudhe grupohen në dy mënyra:

Sipas statusit ku përfshihen: kontribuues në vazhdim që janë 67.9% ,  mbulim vullnetar të periudhave që janë 34.4% dhe sigurim për më shumë të ardhura 1.6%.

Sipas grupmoshave: 31 – 50 vjeç  rezultojnë të jenë 36.0%;  18 – 30 vjeç janë 3.4% dhe mbi 50 vjeç  që janë 60.6%.

 

Marrëveshjet e sigurimit vullnetar grupohen në dy mënyra:

sipas llojit të marrëveshjeve: Mbulim vullnetar të periudhave 34.4%; sigurim për më shumë të ardhura 1.6% dhe sigurim vullnetar 64.1%.

Sipas grupmoshave: 31 – 50 vjeç 36.0%; 18 – 30 vjeç 3.4% dhe mbi 50 vjeç 60.6%.

 

Pensionet urbane

 

Pensionet e mbartura të të gjitha kategorive, të caktuara sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për Sigurimet Shoqërore Shtetërore në RPSSH”, për personat që kanë qenë në marrëdhënie pune me shtetin, * pensionet e të gjitha kategorive, të caktuara sipas Ligjit 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, me përjashtim të nenit 96.

 

Pensionet urbane ndahen në:

 

Pensionet e pleqërisë

 

Pensionet e pleqërisë ku ndahen në disa kategori: pleqëri e plotë; të reduktuar; pleqëri e pjesshme; vjetërsi shërbimi. Të gjitha këta kategori së bashku kanë kontribuar për vitin 2016   një shumë prej 357,721 mijë lekë. Në fitin 2015 këta kontribuues kishin kapur vlerën 340,194 mijë lekë.

 

Pensione invaliditeti ku përfshihen nënkategoritë e mëposhtme:

Të gjitha nënkategoritë e mëposhtme së bashku kanë kontribuar për vitin 2016 vlerën  61,878 mijë lekë. Kjo vlerë në vitin 2015 ishe 62,027 mijë lekë.

 

Nga sëmundje të përgjithshme të përhershëm; të plotë me kujdesje; të plotë; të pjesshëm; të reduktuar.

 

Nga aksidentet në punë dhe sëmurë proofesionale: të përhershëm; të pjesshëm 33-65%; të plotë 67%; të plotë me kujdesej.

 

Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut: të plotë me kujdesje; të plotë; të pjesshëm.

 

Pensione familjare: nga sëmundje të përgjithshme; nga aksidentet në punë; për mbrojtje të veçantë të ushtaraku.

 

Pensionet urbane sipas Drejtorive Rajonale

 

Berat 19,143; Peshkopi 10,277 ; Durrës 32,544;  Elbasan 27,730;  Fier 38,547;  Gjirokastër 14,387 ; Korçë 33,617;  Kukës 7,527 ; Lezhë 14,413 ; Shkodër 27,471 ; Tiranë 97,258;  Vlorë 34,457;  TOTAL*) 357,371.

 

Pensionet Rurale

 

Pensionet e mbartura të të gjitha kategorive, të caktuara sipas Ligjit nr. 4976, datë 29.06.1972, “Për Pensionet e Antarëve të Kooperativave Bujqësore”, * pensionet që plotësojnë kushtet e nenit 96 të Ligjit 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, * pensionet e caktuara sipas Ligjit 8392, datë 02.09.1998 “Për një ndryshim në Ligjin për Sigurimet Shoqërore”.

 

 

Pensione pleqërie gjithsej  janë  në zonat rurale ndahen në pension pleqërie të plotë dhe pension pleqërie të pjesshëm. Të ardhurat për 2016 janë  125,571mije lekë vetëm nga këta dy kategori.

 

Pensionet rurale sipas drejtorive rajonale

 

Berat 8,460; Peshkopi 7,956 ; Durrës 9,092;  Elbasan 15,297;  Fier 17,515;  Gjirokastër 5,915;  Korçë 12,563 ; Kukës 4,067 ; Lezhë 5,977;  Shkodër 11,717;  Tiranë 16,671;  Vlorë 10,514;  TOTAL*) 125,7.

 

Të dhëna për pensionet e reja të pleqërisë sipas ligjit të ri

 

Pensione të reja të lidhura gjatë 9 – mujorit të viti 2016 dhe që plotësojnë kushtet për të dalë në pension gjatë periudhës Janar – Shtator 2016.

 

Masa mesatare mujore e pensionit

 

Nga përfituesit e pensioneve të plota masa mujore e pensionit është për meshkuj 19,259  për femra 18,055. Pensionet e pjesshme si mase mesatare mujore per meshkuj jane 12,157  ndërsa për femrat janë 10,905. Për nënat me shume fëmijë masa mesatare mujore është 13,360. Për pensionet e reduktuar masa mesatare mujore është 16,968 për meshkuj dhe 16,616 për femra.

 

Mosha mesatare e daljes në pension

 

Për pensionet e plota mosha mesatare e daljes në pension për meshkujt është 65.0 vjeç,  ndërsa për femrat 60.4 vjeç.

 

Për pensionet e pjesshme mosha mesatare e daljes në pension për meshkujt është 65.0 vjeç,  ndërsa për femrat 60.4 vjeç.

 

Për nënat me shumë fëmijë  mosha mesatare e daljes në pension është 56.5 vjeç.

Për pensione të reduktuara mosha mesatare e daljes në pension për meshkujt është 62.3 vjeç ndërsa për femrat është 58.3 vjeç.

pdf (perb_09_16)

 

Lini nje pergjigje