Në Gjirokastër bora 20 cm, akset problematike” Uji i Ftohtë” dhe “Qafa e Muzinës”

0

Për shkak të reshjeve të borës, të rëna gjatë natës së djeshme në qarkun e Gjirokastrës lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa trashëria e borës varion nga 15 – 20 centimetra.

Vendet që paraqesin problem janë Uji i Ftohtë dhe Qafa e Muzinës, në të cilën që prej mëngjesit të sotëm borëpastrueset po punojnë më qëllim që të bëjnë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Ministria  e  Transportit,  njoftoi se vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë.

Në akset Përmet – Çarshovë – 3 Urat, mësohet se   trashësia e borës ka arritur 35 cm.

Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë.

Policia Rrugore, është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë  drejtuesve të mjeteve.

Uniformat blu u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

Lini nje pergjigje