Më në fund ministri Beqja e pranon: Shëndetësia falas nuk u arrit

0
Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku u debatua ne lidhje me gjendjen e varferise dhe zhvillimet ekonomike ne vend./r/n/r/nHealth minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session, where was debated in relation to the situation of poverty and economic developments in the country.

Shëndetësi falas, por vetëm nëpërmjet sistemit të referimit. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shpjegon sa është arritur nga premtimi i bërë.

Të martën Top Channel publikoi shifrat që tregonin se ky premtim deri në 2015 rezulton i pambajtur. Edhe ministri Beqaj e pranon këtë.  “Shqipëria ka qenë vendi ku më shumë se gjysma e shpenzimeve për shëndetin janë nga paratë e njerëzve. INSTAT thotë, dhe ne do ta marrim të mirëqënë, se në vitin 2015 shqiptarët paguan nga buxhetet familjare 172 milionë euro për shëndetin”, deklaron Beqaj.

Por sipas ministrit, raporti i pagesës shtet-individ ndryshon dramatikisht në 2015.  “Ne ofrojmë shëndetësi falas, por sipas hallkave të sistemit të referimit. Nëse në vitin 2015 shpenzimet publike të shëndetësisë ishin 40 miliardë e 790 mln lekë, ato i bie të jenë 293 milionë euro. Nëse nga buxheti kemi 293 milionë euro dhe nga xhepi familjar 172, atëherë këto janë 465 milionë. Por nuk janë më gjysmë për gjysmë, por 37 për qind nga xhepi dhe 63% nga buxheti i shtetit”, tha Beqa

Lini nje pergjigje