KQZ gati shpërblimet, zbulohet shuma që do të marrin numëruesit e votave

0
226
Kryetari i KQZ, Denar Biba dhe anetaret Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, gjate nje mbledhje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku eshte diskutuar kerkesa e prokurorise per heqjen e mandatit te deputeteve Dashamir Tahiri dhe Shkelqim Selami, si dhe shkarkimin e kryebashkiakut te Kavajes, Elvis Roshi./r/n/r/nHead of the CEC, Denar Biba and members, Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, during a meeting of the Central Election Commission, in which was discussed the request of the prosecution for the removal of lawmakers mandates Dashamir Tahiri and Shkelqim Selami and dismissal of Kavaja's mayor Elvis Roshi.

Kur mbeten më pak se gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve të 18 qershorit për Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati listën e shpërblimeve.

KQZ pritet të vendosë në mbledhjen e së enjtes masën e shpërblimit në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, për angazhimin nga moment i konstituimit e deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Ndërsa anëtarët dhe sekretari i KZAZ-së pritet të përfitojnë nga 60.000 lekë. Të tjera tarifa parashikohen për Komisionet e Qendrave të Votimeve. Kryetari i KQV-së pritet të përfitojë një shumë prej 4.000 lekësh dhe anëtarët e tjerë do të marrin nga 3.500 lekë.

Një shpërblim më të lartë që shkon në vlerën e 6.000 lekëve pritet të marrin edhe anëtarët e grupeve të numërimit të votave.

Sipas Kodit Zgjedhor, Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve emërojnë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit – jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Anëtarët e KQV-së janë në detyrë deri në dorëzimin e kutisë së votimit dhe materialeve zgjedhore. Ndërsa Grupet e Numërimit caktohen 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe janë në detyrë deri në përfundimin e numërimit të votave.

Të tjera vendime që pritet të shqyrtohen në mbledhjen e KQZ-së janë “Për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e KZAZ-ve, ngritja e zyrave rajonale zgjedhore etj.

img_news-kqz_821204659

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here