Kapen rreth 500 kg kanabis në Vlorë, kishin destinacion Italinë

0

Rreth 500 kg kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Droga e gjetur nga policia kufitare Delta Force, ishte pjesë e operacionit të përbashkët të zhvilluar me policinë italiane ku u sekuestrua një skaf me 1.9 ton lëndë narkotike kanabis sativa si dhe u arrestuan dy skafistë, një vlonjat dhe një shtetas italian.

Rreth orës 13:30 të ditës së sotme, ekipi i Delta Force, gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit në vendin e quajtur “Plazhi i Dafinës” gjeti 17 pako në brendësi të të cilave ndodheshin 500 kg kanabis.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues të Delta Forcë, ku dhe do kryhet peshimi i saj, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë po kryhen veprimet e mëtejshme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Vlorë.

Lini nje pergjigje