Historia e dhimbshme e jetës time, burri shkatërroj gjithcka, kam 6 vjet që vuaj

0
541

Jam një vajze 28 vjeçare dhe mendova qe edhe unë te postoj historinë time. Ne fakt kane kaluar rreth 6 vjet nga ajo qe unë po shkruaj sot.

Si gjithkush edhe unë kisha krijuar lidhjen time te dashurisë me partnerin e ëndrrave. Edhe pse ai ishte disa vite me i madh se unë duheshim shume madje jetonim te dy ne një shtëpi tonën. Ishim ne pune dhe bënim një jete plot argëtime mes miqsh dhe pub-ve te Tiranës. Unë punoja ne shtet ndërsa ai merrej me biznes privat. Shpesh here lëviznim jashtë Shqipërisë te dy por edhe vetëm sipas punëve qe kishim. Ne te vërtet familja e tij nuk me donte aspak por për atë kjo nuk kishte fare rëndësi. Mbase ngaqë unë isha me e re ose për arsye te tjera qe unë nuk i kam ditur asnjëherë dhe mbase nuk do ti dije kurrë me.

Ai ishte një mashkull qe e donte shume jetën e natës, shoqërinë dhe argëtime. Nga gjendja ekonomike ishim mjaftueshëm mire për te plotësuar te gjitha dëshirat tona, shtëpinë e kishim shume moderne një shtëpi qe vlente rreth 90 mije euro. Fillimisht biznesi ecte shume mire por një rast i vetëm e rrënoi atë për te mos ngritur me kokën kurrë. Dhe kështu jeta filloi te merrte te tatëpjetën. Biznesi arriti deri ne atë pike qe te falimentonte kjo ishte një goditje shume e madhe për te. Ne fakt ai ishte një njeri shume i shkathet dhe punëtor por kjo ishte shume fatale për ne. E kështu filloi te luante kumar me para te cilat i gjente borxh andej këtej. U futem aq shume ne borxhe sa qe arritëm te shisnim edhe shtëpinë tone për një vlere shume here me te vogël nga sa e kishim blere. Por ai ishte një njeri shume optimist ne fakt nuk rresht kurrë se thënë se do ti dal te kthehem si isha.

Unë pavarësisht te gjithave e mbështetja sepse e doja shume ai ishte gjithçka për mua edhe pse ju mund te mendoni se ai arriti te shiste edhe shtëpinë. Kështu morëm një shtëpi me qera te lire dhe po mundoheshim te krijonim jetën nga e para. Por ne fakt gjerat nuk ishin me si me pare. Ai filloi te dilte me shok gjithë natën jashtë po ashtu filloi te frekuentohej edhe femra te tjera. Jeta jone tashme kishte ndryshuar ne te gjitha drejtimet. Ne shtëpi vinte orët e para te mëngjesit dhe shpesh here kishte pire aq shume ne klube nate saqë ngatërronte edhe derën e shtëpisë. Por nuk ishin vetëm këto tashme ishim ne borxhe te pafundme.

E kështu ditët dhe muajt iknin midis ndarjeve dhe rikthimeve duke provuar me 100-ndra here te ishim një çift normal ashtu si dikur. Ne fakt te them te drejtën dashuria nuk mungonte as nga ana ime dhe as nga ana e tij sepse unë e dija qe ai me dashuronte me shume se çdo gjë tjetër dhe kjo ishte vetëm një periudhe e vështirë për ne. Pasi gjerat filluan te rregulloheshin disi dhe borxhet po pakësoheshin kështu menduam se problemeve tona i erdhi fundi. Atë te shtune ne mbrëmje unë i jap lajmin se isha shtatzëne ai u emocionua aq shume sa nuk i mbante dot lotët bashke me te edhe unë. Ajo foshnje mesa duket ishte një rreze dielli ne një qiell te vrenjtur. Ai filloi te ndryshonte rrënjësisht, nuk dilte me për te pire me shok dhe nuk qëndronte ne klube nate deri ne te gdhire. Madje dilnim vetëm te dy bënim plane se si do te shkonte jeta jone me një fëmijë ne ngarkim. Ai fëmijë ishte gjeja qe ai dëshironte me shume.
Edhe pas lajmit te bukur qe ai i dha familjes se tij për ato nuk beri ndonjë diference te madhe për te pranuar. Ne fakt ata nuk e ndihmuan ne asnjë moment kur ai kishte nevoje për ata. Ai ishte i mire kur familjes se tij i bleu shtëpi, vëllait makine dhe kur i mbante me lek. Por asgjë e bukur nuk zgjat për shume kohe. Ne muajin e 7 te shtatzënisë ai kishte dal atë nate me disa shok unë e prisja ne shtëpi. E prita zgjuar deri ne orën 02:00 te mëngjesit dhe me pas u shtriva për te fjetur. Ndërsa ora 04:00 e mëngjesit për te dhe mua ishte fatale. Ai pësoi një aksident neper rrugët e Tiranës dhe bashke me te edhe një femër e re ne moshe. Unë nuk mundem ta tregoje me fjale gjendjen e atyre ditëve dhe muajve me pas. Ajo periudhe ka qene koha me e keqe ne te gjithë jetën time sepse humba mashkullin qe e dashuroja me shpirt dhe përgjithmonë. Ja kisha falur te gjitha ato qe ai kishte bere madje edhe atë nate vetëm qe ai ishte te ishte me mua.

Unë vendosa qe vajzën ta mbaj sepse ishte fryti i dashurisë tone. Por ajo foshnje e vogël jetoi vetëm pese dite dhe fluturoi tek babai i saj qe e donte aq shume. Pasi kane kaluar 7 vjet unë tashme jam martuar me dike tjetër dhe kam një djalë te bukur dhe te shëndetshëm te cilit ja kam vene emrin te ngjashëm me te tij./standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here