FOTO nga vendngjarja/ Tenton të ecë mbi akull, por përfundon brenda tij. Mbytet 40-vjeçari

0
foto ilustruese

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në Fier. Tentativa e një 40-vjeçari për të ecur mbi akull ka rezultuar e dështuar, pasi ai është thyer, duke u mbytur në rezervuar. Burime nga policia pohuan se bëhet fjalë për Hajredin Xhelen, baba i dy fëmijëve adoleshentë.

Temperaturat nën minus që kanë përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, kanë bërë që shumë rezervuare por dhe lumenjë të ngrijnë.

Njoftimi i policisë:
“Më datën 11.01.2017, ora 13:20, në liqenin e fshatit Petovë, Fier, shtetasi Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroi sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”.

vijonliqen1 liqen2 liqen5

Lini nje pergjigje