Basha: Në këto zgjedhje do të vendosin qytetarët, jo kriminelët

0

Opozita parlamentare ka dalë me një platformë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas një takimi në selinë blu me aleatët, tha se në themel të kësaj platforme është qëndrimi i unifikuar që fatin e zgjedhjeve ta përcaktojnë qytetarët dhe jo krimi.

Basha paralajmëroi se opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin për reformën zgjedhore.

Basha:Kemi rastin të rikonfirmojmë para qytetarëve shqiptarë qëndrimin tonë sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Qëndrimi i unifikuar i opozitës parlamentare është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por qytetarët, në këto zgjedhje nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shitëblerjes së votës, por vullneti i qytetarëve. Zgjedhjet janë të rrezikura për shkak të krimit dhe korrupsiont, moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit, problemit të drogës, shitëblerjes së votës që jo vetëm nuk është ndëshkuar por është amnistuar nga Rama.Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit. Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme. Kemi rënë dakord për një platformë e cila është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në thelb qëndron ajo që thashë,  zgjedhjet nuk do ti vendosin kriminelët por qytetarët. Nuk do i vendosë varfëria por qytetarët.

Rikonfirmojmë në këtë platformë dhe votimin dhe numërimin elektronik, financimin e partive, kufizimin e shpenzimeve të fushatës, barazinë dhe aksesin mediatik, mospërdorimin e rezurseve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe të gjithë aspektet e tjera. E reja është se kohë më nuk ka, çështje më të rëndësishme se kjo për shqiptarët nuk ka dhe nuk mund të ketë. Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin për reformën zgjedhore, e cila i jep qytetarëve fuqinë për të vendosur qeverisjen e ardhshme.Opozita është dakordësuar që problem numër një që ka Shqipëria dhe shqiptarët sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.I gjithë aksioni ynë politik brenda dhe jashtë parlamentit do të jetë për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Votimi elektronik kërkesë kyçe e patejkalueshme

Basha: Përshëndes qëndrimin pro votimit elektronik nga kushdo faktor politik, edhe nga ata qeverisës. Sa i përket sistemit zgjedhor, PD nuk është pengesë për listat e hapura, personalisht jam shprehur për çdo sistem që fuqinë do tua kalojë qytetarëve. Por diskutimi për listat e hapura apo çdo sistem zgjedhor mbetet një diskutim propagandistik sa kohë që nuk garantohet vota dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Votimi elektronik është dhe mbetet kërkesë kyçe e patejkalueshme.Demokracia nuk është projekt pilot por projekt kombëtar.

Lini nje pergjigje