Atë që nuk e bën dot “politika madhe”, Haradinaj bashkon të rinjtë e politikës shqiptare

0
168

Si rrallë herë të rinjtë e politikës shqiptare u bashkuan paraditen e sotme, në një protestë paqësore përpara ambasadës franceze për të kërkuar lirimin e lideri të AKK, Ramush Haradinaj. Duke harruar ndarjet dhe bindjet politike, me pankarta “ Me Ramushin”, “Për Haradinaj, një komb, një qëndrim” ata u bënë thirrje autoriteteve franceze të lirojnë ish – komandantin e UÇK – së, i cili vazhdon të jetë në burg. LRI, FRESH, FRPD, e cilësuan absurd arrestimin e ish – kryeministrit ndërsa nuk munguan edhe thirrjet për të ndërprerjen e marrëdhënieve me Serbinë deri në tërheqjet e urdhër – arrestëve për ish luftëtarët e UÇK . Kështu Ramush Haradinaj një prej simboleve të lirisë, bëri bashkë si rrallë herë, të rinjtë e politikës shqiptare, që ndryshe nga kryetarët e tyre, pranojnë të bëhen bashkë për kauza shumë më të rëndësishme se ngjyrat e partisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here